Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjinjë të ndjeshëm gjatë shtatzënisë

Nënat e reja që lindin për herë të parë, zakonisht ndjejnë siklet në gjinjë

Meqë jeni shtatzënë, ndoshta keni vërejtur që gjinjtë tuaj janë më të ndjeshëm në prekje. Ndoshta do të ndjeni dhembje në gjinjë gjatë ushtrimeve në palestër, gjatë ngritjes së shkallëve, apo ndoshta derisa fleni. Edhe nëse kjo ndjeshmëri ju bën nevrike, dhe ndonjëherë përcjellet me dhembje, është pjesë normale e shtatzënisë.

Gjinjtë e ndjeshëm gjatë shtatzënisë janë paraqitje e shpeshtë. Në të vërtetë, është një nga simptomet e shtatzënisë. Ky simptom bazohet në dhembje, fryrje dhe ndjeshmëri gjatë shtatzënisë. Zakonisht, shtatzëna ndjen këtë ndryshim në gjinjë në periudhën, nga java 4-6, dhe zgjatë gjatë tremujorit të parë. Tek shumica e grave, ky simptom zhduket gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, edhe përsëri mund të ndjeni dhembje në gjinjë kohë pas kohe gjatë shtatzënisë.

Shkaktarët e ndjeshmërisë së gjinjëve gjatë shtatzënisë

Ndjeshmëria e gjinjëve gjatë shtatzënisë, ndodh si pasojë e ndryshimeve përmes të cilave kalon organizmi. Gjinjtë tuaj duhet të pregatiten për gjidhënjen e foshnjes, dhe për këtë iu duhet të rriten dhe të zhvillohen, dhe për këtë zakonisht lajmërohet dhembja dhe fryrja. Ndjeshmëria e gjinjëve shkaktohet me rritjen e nivelit të hormoneve gjatë shtatzënisë. Në mënyrë që të pregatitet për foshnje, organizmi përmirëson sekretimin e hormonit të estrogjenit dhe progjesteronit. Rritja e këtyre hormoneve përshpejton qarkullimin e gjakut në gjinjë, për këtë ato edhe bëhen të ndjeshme në prekje.

Indet në gjinjë poashtu fillojnë të ndryshojnë. Kanalet e qumështit dhe gjëndrrat qumështore fillojnë të zhvillohen dhe shkaktojnë rritjen dhe ndryshimin e formës së gjinjëve. Shumë shtresa yndyrore poashtu zhvillohen nën gjinjë, dhe shkaktojnë rritjen e gjinjëve për nga madhësia. Të gjithë këta faktorë, ndikojnë në ndjeshmëri, dhembje dhe fryrje të gjinjëve gjatë shtatzënisë.

Simptomet e gjinjëve të ndjeshëm gjatë shtatzënisë

Mvarësisht nga mosha juaj dhe nga numri i fëmijëve që keni lindur, simptomet dallojnë nga shpeshtësia dhe fortësia. Nënat e reja që lindin për herë të parë, zakonisht ndjejnë siklet në gjinjë.

Ja disa simptome të cilat do ti ndjeni:

• Gjinjë dy herë më të mëdha në madhësi

• Vena të dukshme që kryqëzohen në gjinjë

• Maja të gjinjëve shumë të ndjeshme

• Ndjenja e pulsimit dhe ndezjes së gjinjëve

• Ndjenja e djegësimës dhe kruarjes në majat e gjinjëve

• Ndjenja e djegësimës dhe pulsimit në gjinjë gjatë marrëdhënieve seksuale

Kujdesi ndaj gjinjëve të ndjeshëm

Gjinjtë e ndjeshëm mund të ju mposhtin koxha shumë, kështu që, këtu janë disa këshilla për ju, që mund të jenë ndihmë e madhe për gjinjtë tuaj të duken të bukur dhe të ndjeheni më rehat.

• Bartni brushalter i cili ju përshtatet në mënyrë të përkryer

• Bleni brushalter nga pambuku, në mënyrë që lëkura të merr frymë më lehtë.

• Shmangni bartjen e brushalterave me klavikula – sepse mund të grithin gjinjtë dhe të kufizojnë qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trupit.

• Kur ushtroni, mbani brushalter i cili ju përshtatet dhe nuk ju ngushton.

• Nëse ju dhembin gjinjtë gjatë natës, gjithsesi bartni brushalter nga pambuku.

• Blini bruhalter për disa numra më të madh, në mënyrë që të ndjeheni më mirë.

• Kënaquni në banjë të nxehtë, që të zbutni fryerjen e gjinjëve.

• Nëse gjinjtë tuaj janë të nxehtë dhe pulsiv, vendosni ndonjë pecetë të ftohtë dhe të lagur mbi gjinjë.

/komuniteti