Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatëzania pas abortit

Egzistojnë shumë arsye se pse gruaja vendos për opcionin përmes rrugëve mjekësore që të përfundojë shtatëzaninë. Megjithëse, ka gra të cilat vendosin ta mbajnë foshnjen por i frikësohen abortit të mëhershëm se ndoshta mund t`ju pamundësojë këtë gjë. Nëse aborti kryhet në ndonjë klinikë profesionale legale, atëherë nuk do të përballeni me ndonjë problem. Prandaj, ajo se për çfarë do të brengoseni në lidhje me pasojat pas abortit është vetëm shenja e cila është krijuar në murin e mitrës.

Aborti mund të dëmtojë qafën e mitrës. Nëse mundoheni që të mbeteni prapë shtatëzënë pas abortit dhe nuk keni sukses në periudhën prej 6 muajsh, do të duhej të beëni një vizitë mjekësorë.

Shenja në murin e mitrës mund të bllokojë vezoret, gjë që shpie në jofertilitet. Në këso rastesh, problemi mund të zgjidhet me anë të operimit dhe kështu do të mund të jeni në gjendje të mbani shtatëzaninë deri në fund. Problemi tjetër që mund të paraqitet gjatë shtatëzanisë pas abortit është pamundësia që të mbahet placenta pas një periudhe të caktuar gjatë shtatëzanisë.

Mjeku juaj do të ju këshillojë se sa gjatë do të duhej të mbroheni nga marrëdhëniet seksuale pa mbrojtje pas abortit. Do të duhej të kuptoni që organizmit tuaj i duhet kohë që të kurohet. Aborti është një përvojë traumatike për mitrën dhe i duhet kohë që mitra të shërohet dhe të kthejë fuqine për të qenë në gjendje që ta mbajë shtatëzaninë gjer në fund.

Periudha e shërimit mund të zgjatë disa javë e deri në disa muaj. Por e rëndësishme është që ti përmbaheni udhëzimeve të mjekut tuaj.

Nëse doni të mbeteni shtatëzënë pas abortit, bëjeni këtë pas vizitës mjekësorë. Forconi organizmin tuaj me ushqim të shëndetshëm dhe ndërpreni duhanin dhe alkoholin. Bleni në barnatore mjete të cilat caktojnë ditët fertile. Kënaquni gjatë seksit dhe mos u brengosni në lidhje me atv se a do të mbeteni shtatëzënë apo jo. Sepse ky lloj shqetësimi mund të ndikojë për të kundërt. Ngritni kukat dhe këmbët pas marrëdhënieve. Në këtë mënyrë egziston mundësia më e madhe që sperma të dëpertojë në qelizën vezë.