Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatzënia e zgjatur (post-term)

Perkufizimi

Shtatezani e zgjatur ose postterm, perkufizohet si shtatezani qe zgjat mbi 42 jave ose 294 dite, duke u nisur nga dita e pare e ciklit te fundit tek nje grua qe ka nje cikel menstrual te rregullt.

Kur kemi dite te pare te menseve te fundit te pasigurta, te crregullta, nje grua qe perdor kontraceptiv oral ose qe ka hemoragji ne tremujorin e pare te shtatezanise duhet marre ne konsiderate jo vetem dita e pare e ciklit, por edhe rregullariteti dhe zgjatja e ciklit, si dhe nje vleresim ekografik. Vleresimi ekografik ne tremujorin e pare duke vleresuar CRL varion 3-5 dite gabim te moshes se shtatezanise, nga java 12-20 varion 7-10 dite, nga java 20-30 varion 2 jave dhe mbi 30 jave varion 3 jave. Dmth sa me heret qe te behet nje vleresim ekografik me i vogel eshte gabimi ne vleresimin e perfundimit te nje shtatezanie.

 

Incidenca

Incidenca varion ne baze te karakteristikave te popullates dhe praktikes se menaxhimit lokal. Incidenca varion 7-12% te te gjithe shtatezanive. Rreth 4% e te gjithe shtatezanive kalojne pertej 43 javeve.

Studimet tregojne se nje BMI>25 per shtatezanet dhe nuliparet shoqerohet me nje rritje ne menyre sinjifikative me shtatezani te zgjatur.

Risku rritet me 10-27% kur lindja e pare eshte postterm dhe me 39% kur ka 2 lindje te njepasnjeshme postterm.

Risku rritet 2-3 here tek nje grua qe mamaja e saj ka patur nje shtatezani postterm. Faktoret genetik maternal dhe jopaternal influencojne ne shtatezanine postterm.

Faktoret e riskut

Faktoret qe rritin riskun per nje shtatezani te zgjatur jane:

Obeziteti (faktor i modifikueshem me diete, aktivitet fizik dhe medikamente)

Primipariteti

Shtatezani posterm e meparshme

Seksi mashkull i fetusit

Faktoret genetik (ndikojne rreth 30% faktoret genetik maternal dhe jo ata paternal)

Faktoret hormonal (deficit i sulfatazes placentare, crregullim i rralle recesiv i lidhur me kromozonin X)

 

Patogeneza

Patogeneza e shtatezanise posterm eshte e panjohur ne menyre te plote. Lindja perfshin 3 mekanizma nderveprimi: hormonal, mekanik dhe procese inflamatore (placenta, nena dhe fetusi qe luan nje rol vital). Prodhimi placentar i CRH (hormoni clirues i peptideve kortikotrope) lidhet direkt me kohezgjatjen e shtatezanise. Sinteza e CRH rritet ne menyre eksponenciale ne kohen e shtatezanise dhe arrin pikun ne kohen e lindjes.

Ne shtatezanine postterm kemi ndryshime ne mekanizmat biologjik qe rregullojne zgjatjen e shtatezanise. Kjo lidhet me nje predispozicion genetik ne genet e CRH. Eshte e mundshme qe dhe fenotipi maternal te ndryshoje pergjigjen e indeve maternale ndaj stimujve hormonal te zakonshem si psh ne obezitet.

CRH ndikon ne stimulimin direkt fetal ne prodhimin e adrenal te DHEAs qe sherben si prekusor per sintezen e estradiolit placentar. Ulet sinteza e estradiolit dhe rritet sinteze e progresteronit e cili frenon kontraksionet uterine dhe con ne nje zgjatje te shtatezanise.

 

Shkaqet

Vleresim jokorrekt i ciklit mestrual, me i shpeshti

Obeziteti amtar

Shtatezani e meparshme postetrm

Anomali ne sistemin nervor central amtar

Insuficience placentare per enzimen sulfataze

Anencefalia (malformacion i kafkes fetale)

 

Komplikacionet

1 - Amtare

Demtime perineale te renda (laceracion)

Endometrit (inflamacion i endometrit)

Korioamnionit (inflamacion i korionit dhe i likidit amnial)

Semundje tromboembolike

Hemoragji pas lindjes

Rritje te incidences per sectio cesarea

 

2 - Fetale

Makrosomia fetale (fetus mbi 4500 gr, lindje e zgjatur, dispropocion cefalo-pelvik, distocia e shpatullave qe con ne demtime neurologjike dhe ortopedike)

Sindromi fetal postmatur (IUGR, kompresion kordoni, oligohidramnion, mekonium, komplikacione neonatale kalimtare, hipoglicemi, kontraktime, insuficienece respiratore)

Sindromi i aspirimit mekonial (takipne, cianoze, ulje te funksionit pulmonar)

Insuficience utero-placentare

Infeksione intrauterine

Mortaliteti perinatal

 

Shenjat dhe simptomat

Shenjat qe vihen re me shpesh tek nje bebe postmature jane: lekure e thate, rritja e thonjve, rrudhje palmare dhe ne shputen e kembeve, pakesim i indit subkutan, diskolorim i lekures ne kafe, jeshile ose verdhe.

Disa bebe postmature nuk kane fare ose kane pak nga shenjat e mesiperme.

 

Monitorimi

Sugjerohet nje survejance fetale ne te gjitha shtatezanite postterm qe nuk nxiten.

Pas 41 javesh rreziku rritet per fetusin dhe kerkohet nje ndjekje me e shpeshte.

 

Vleresimi perfshin:

Levizjet fetale (levizje te rregullta fetale tregojne per mireqenien e bebit, ulja ose mungesa e levizjeve tregojne per insuficience uteroplacentare qe duhet vleresuar menjehere), vleresohen cdo dite.

Monitorimi elektronik fetal me kardiotokograme. Vleresohen dhe mbikqyren rrahjet fetale dhe kontraksionet uterine dhe ndryshimet qe ato kane per nje periudhe prej 30 minutash.

Profili biofizik (vleresohen me ane te ekografise rrahjet fetale, tonusi muskular, levizja fetale, frymemarrja dhe likidi amnial), minimumi vleresohet 2 here ne jave.

Ekografia (vlereson elementet e mesiperme dhe placenten)

Eko Dopler (vlereson qarkullimin e gjakut ne arterien umbilikale dhe arterien cerebri media. Vleresimi i raportit te tyre tregon nese fetusi ka mireqenie apo soference fetale).

 

Menaxhimi

Prites (mbahet ne kontroll fetusi dhe nena).

Induktimi i lindjes kur ka rrezik per nenen ose fetusin.

Amniotomi (grisja e membranave dhe plasja e ujrave nga mjeku).

Stimulimi i lindjes duke perdorur hormonin prostaglandine ose oksitocine.

Lindja me sectio cesarea.

Eshte e pershtatshme per trajtimin e shtatezanive postterm qe cdo dite te behet nje ekzaminim vaginal duke filluar nga java e 41 dhe te induktohet lindja per indeksin e Bishop 5 ose me te madh.

 

Parandalimi i lindjes postterm

lInduktimi i lindjes para 42 javeve.

Procedura invazive minimale qe nxitin lindjen (grisja e membranave, koitus i pambrojtur, stimulimi i thithave te gjirit).

Vleresimi i sakte i moshes se shtatezanise duke u nisur nga ekografite e tremujorit te pare te shtatezanise.

 

Pergatitur nga: Dr. Ilda Ndreko (mjeket.al)

/komuniteti