Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme të merren ilaçe kundër alergjisë gjatë shtatëzanisë?

Shtatëzënave iu rekomandohet ti shmangen përdorimit të çfarëdo ilaçeve në tremujorin e parë

Në përgjithësi, grave shtatëzena iu rekomandohet ti shmangen përdorimit të çfarëdo ilaçeve në tremujorin e parë, sa më shumë që të jetë e mundur dhe të përdorin mjete të tjera shëruese, po të jetë e mundur. Por nëse keni simptome si teshtimë apo rrjedhje të hundës mund të përdorni Actifed, Chlortrimeton apo Benadryl.

Është më e rehatshme me këto ilaçe më të vjetra që i përmendëm sesa me të rejat si Claritin apo Allegra. Të rejat me siguri që janë krejt në rregull gjithashtu, por ne nuk kemi ende evidencë për të treguar që janë të sigurta për tu përdorur.

Ilaçet që përmbajnë efedrinë apo pseudoefedrinë, si dekongjestant të Sudafed-it, nuk e dëmtojnë foshnjen, por mund t`ju bëjnë të shqetësuar dhe ju duhet të shikoni nëse jeni tolerante ndaj këtyre ilaçeve. Pra përdorini këto të vjetrat.

Është e zakonshme që gratë shtatëzena të ndjejnë që alergjia iu është përkeqsuar. Aktualisht, ka të bëjë me mukozën e cila është shtuar, dhe ju bën të ndjeheni më gulçuese dhe t`ju zihet fryma. Është e padëmshme të merrni ilaçe të alergjisë si për ju edhe për foshnjen.