Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Diarrea gjatë shtatzanisë

Çfarë e shkakton diarrenë gjatë shtatzanisë?

Nëse keni barkqitje për më shumë se 24 orë, të përcjellur me të vjella, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj

Arsyet për lajmërimin e diarresë gjatë shtatzanisë mund të jenë të ndryshme. Fajtorët më të shpeshtë janë intoleranca në laktozë, ndryshimet hormonale apo ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit, si dhe ndjeshmëria në disa gjëra ushqimore gjatë shtatzanisë. Fatmirësisht, diarrea në shumicën e rasteve zgjat shkurt dhe shpesh nuk paraqet problem serioz.

Megjithatë, nëse është e përcjellur me neveri dhe të vjella, apo nëse zgjat më shumë se 24 orë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, sepse ndoshta duhet të merrni infuzion në mënyrë që të mos dehidroni.

Në cilin tremujor lajmërohet më së shpeshti?

Diarrea e cila lajmërohet në tremujorin e parë, më së shpeshti lajmërohet shkaku i ndryshimeve hormonale, ndjeshmërisë në disa gjëra ushqimore dhe ndryshimi në mënyrën e të ushqyerit.

Përveç kësaj shpesh lajmërohet para fundit të shtatzanisë, ndërsa ndonjëherë edhe para lindjes, sepse trupi në atë mënyrë parapregatitet për lindje.

Në rastet me diarre është e rëndësishme të parandalohet dehidrimi, në mënyrë që të parandalohen pasojat eventuale.

Cilët janë simptomet?

Simptomet më të shpeshtë të diarresë janë: ngërçet dhe ënjtjet në stomak, neveri dhe të vjella, poashtu lajmërohet edhe ndjenja e papritur e etheve dhe të ftohtit, dhe nevoja e papritur për të shkuar në toalet. Në raste të rralla simptomet e diarresë janë serioze: gjaku, sekreti apo ushqimi i patretur në barkqitje, temperatura, humbja e papritur e peshës, zakonisht paraqesin ndonjë sëmundje.

Si mjekohet diarrea në shtatzani?

Në raste të diarresë praktikoni ushqim të lehtë!

Nëse ndodh që të keni barkqitje, e rëndësishme është që të mos dehidroni, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme. Konsumoni lëngje, ujë, çaj nanesh sa më shpesh. Ushqimi i lehtë si psh. orizi, bananja apo tosti mund të ju ndihmojë. Shmangni përdorimin e ilaçeve, sidomos pa konsultim të mjekut. Nëse vëreni që simptomet iu janë përkeqsuar apo keni diarre më gjatë se 24 orë, kontaktoni mjekun tuaj.

Cilat ushqime duhet shmangur në raste të barkqitjes?

Shmangni ushqimin e yndyrshëm, pijet që përmbajnë kafeinë, sheqer apo alkohol, sepse ato shkaktojnë probleme me tretjen. Përveç kësaj ëmbëlsuesit e caktuar kanë efekt laksativ, krahas atyre që gjenden në bonbona, çamçakëza, pije dietike pa sheqer…Nëse jeni të ndjeshëm në laktozë, shmangni qumështin, djathin, gjalpin, akulloren…

Gjithashtu, keni kujdes në higjienën gjatë pregatitjes së ushqimit. Të gjithë artikujt ushqimorë pastroni mirë para përdorimit, duhet të pastroni dhe duart mirë dhe vendin ku pregatitni. Në këtë mënyrë do të parandaloni bakteriet dhe mikrobet të dëmtojnë organizmin tuaj.

Si ta parandaloj diarrenë?

Që të parandaloni diarrenë, ushqimin duhet ta keni të pasur me fibra (pemë dhe perime). Përveç kësaj, mos harroni në probiotikë, të cilët mbrojnë nga infeksionet e stomakut. Poashtu, mundohuni që të zbuloni se cili artikull ushqimorë ju paraqet probleme, në mënyrë që ta largoni nga menyja juaj ushqimore për një kohë të caktuar.