Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tre hapa për organizim të mirë

Shumica e fëmijëve janë paksa kaotikë dhe të paorganizuar. Fëmijët tuaj ndoshta lëvizin nga njëra gjë në tjetrën – duke i harruar librat në kopësht, duke lënë peshqirët në tokë, duke mos kryer detyrat të cilat i kishin filluar. Ju do të dëshironit që ata të jenë më të organizuar dhe më të koncentruar në përgjegjësitë që i kanë. Por a është kjo e mundur?

Po, është e mundur. Disa fëmijë janë të organizuar natyrshëm, por sa i përket të tjerëve, organizimi është një aftësi që mësohet me kohë. Me anë të një ndihme të vogël, fëmijët mund të zhvillojnë një qasje efikase në kryerjen e detyrave. Dhe ju jeni personi përkryer që ti mësoni këtë, madje edhe nëse ju vet nuk jeni edhe aq të organizuara!

Strategjia në tre hapa

Në mënyrë që fëmijët ta kenë më të lehtë përballjen e temës së organizimit, më së miri është që, çdo detyrë ta shtjelloni në 1-2-3 hapa.

1. Të organizoheni nuk nënkupton që fëmija duhet të vijë aty ku duhet të jetë dhe të mbledh gjërat e nevojshme për të kryer detyrën.

2. Të mbani koncentrimin dmth të jeni të përqëndruar në detyrë dhe të mësoni të thoni “jo” për gjërat që tërheqin vëmendjen.

3. Të kryeni detyrën dmth të kuptoni, të kontrolloni dhe të përfundoni punën tuaj, siç është të mos harroni që ti vendosni në çantë që të jenë të gatshme për ditën e nesërme.

Madje edhe fëmijët të cilët kanë vështirësi me mungesën e kujdesit mund të mësojnë që të jenë të organizuar dhe të koncentruar. Vendosni pritjet tuaja të logjikshme dhe mësojini në doza të vogla të matura.

Kur fëmijët ti kenë mësuar njëherë këto hapa – dhe se si ti ndryshojnë – mund ti kryejnë detyrat e veta në mënyrë të pavarur. Kjo nënkupton që, detyrat e shtëpisë, detyrat shkollore dhe obligimet tjera do ti kryejnë në mënyrë efikase. Natyrisht, fëmijët do të kenë ende nevojë për ndihmën dhe këshillat e prindërve, por sigurisht nuk do të keni nevojë shumë për të predikuar.

Jo vetëm që është praktike ti mësoni rreth këtyre aftësive, por edhe vet fakti që fëmija juaj do të di ti bëjë disa gjera vet, do ta bëjë atë të ndjehet më i aftë dhe më efikas. Fëmija do të ndihet me më vetbesim dhe do të jetë krenar për vetveten që është në gjendje ti kryejë vet detyrat dhe obligimet. Sigurisht që do të jetë edhe i kënaqur kur të zbulojë që do të ketë kohë të lirë shtesë për të bërë atë që dëshiron.