Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e vërtetë që shtatëzënat nuk duhet të bartin objekte të rënda?

Është e rëndësishme të praktikoni shprehi të sigurta përderisa jeni shtatëzënë

Gratë shtatëzëna duhen të jenë të kujdesshme kur bartin objekte të rënda, sidomos gjatë progresit të shtatëzanisë.

Kur jeni shtatëzënë, ligamentet e juaja bëhen më të lëshuara dhe nyjet e juaja bëhen më pak të qëndrueshme, që e bëjnë më të lehtë të lëndoheni. Me rritjen e barkut dhe ndryshimin e qendrës tuaj të gravitetit, mund të keni më shumë shtypje në shpinë, duke ju bërë më të tendosur.

Ndryshimi i qendrës së gravitetit tek shtatëzënat rezulton me humbjen e baraspeshës, gjë që ju bën më të lehtë të rrëzoheni. Kjo përveç që është e dëmshme për nënën, rrezimi është i rrezikshëm edhe për foshnjen, sepse mund tju shpie në lindjen e parakohëshme apo shkëputjen e parakohëshme të placentës.

/komuniteti