Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë nuk duhet t`u thoni fëmijëve tuaj?

Disa fraza që duken të parëndësishme, mund të lëndojnë fëmijën tuaj përgjithmonë

Në komunikimin me fëmijët, egzistojnë fjalë të cilat në të vërtetë, nuk do të duhej ti thuani asnjëherë …!

Të gjithë e kemi të qartë që egzistojnë gjëra, të cilat tek fëmijët, mund të lënë gjurmë të pashlyeshme. Një ndër gjërat është ajo kur prindërit u thonë fëmijëve të tyre që pikërisht për ata janë ndarë, gjë që është shumë, shumë e gabuar. Sepse disa fraza që duken të parëndësishme, mund të lëndojnë fëmijën tuaj përgjithmonë.

Për këtë po u sjellim disa thënie të cilat u themi fëmijëve tonë, dhe asnjëherë nuk i mendojmë pasojat e tyre.

E di që ti mundesh më mirë

Është e qartë që ju e njihni më së miri fëmijën tuaj, prandaj ju acaron kur ai merr notë të dobët në shkollë. Nëse i thoni që e dini që ai mundet më mirë, ju i bëni të ditur që keni pritje të caktuara, dhe mospërmbushja e tyre mund t`ju zhgënjejë, gjë që fëmijës i krijon përshtypje shtesë. Egzistojnë shumë mënyra të tjera që të përkrahni fëmijën tuaj që të bëhet më i mirë dhe shpesh ato janë vetëm lëvdatat e parrezikshme.

Përse nuk je sikurse vëllau apo motra jote?

Këtë duhet ta mbani në mend për shekuj me rradhë – fëmija nuk do të jetë kurrë sikurse motra apo vëllau, e as që është gjë e mirë të jetë kopja e tyre! Secili është individual për vetvete dhe për këtë duhet kujdesur. Krahasimi i vëllezërve dhe motrave krijon një hendek mes tyre dhe i vë ata në kategori, të cilat kurrë nuk janë të mira për rritje. Për këtë, gjithmonë trimërojini ata që të bashkëpunojnë mes vete që të bëhen më të afërt.

Nuk dëshiroj që të shoqërohesh me…

Shumë prindër nuk i duan shokët/shoqet e fëmijëve të tyre, sepse për ndonjë arsye të caktuar nuk u pëlqen sjellja e tyre. Por, para se ti ndaloni të shoqërohen, së pari mendoni rreth asaj se përse nuk ju pëlqejnë. Sepse, është me të vërtetë joserioze që për arsye personale të vlerësoni që fëmija nuk është mjaft i vlefshëm që të shoqërohet me fëmijën tuaj. Ajo që u pëlqen atyre nuk nënkupton që të ju pëlqejë edhe juve.

Mos u brengos që është dita e parë e shkollës, do të bëhet mirë

Fëmijët janë nën stres të madh me fillimin e shkollës, sepse shkojnë nga ambienti i ngrohtë familjar, në ambient të panjohur dhe në mes të njerëzve të panjohur. Madje edhe ata të cilët janë të hapur dhe social, në këtë situatë kanë nervozë të lehtë. Për këtë, është e rëndësishme të flisni me fëmijën tuaj rreth fillimit të shkollës e cila do të jetë një periudhë e mrekullueshme dhe ndihmojeni atë ta mposhtë frikën.

Ti gjithmonë…Ti asnjëherë…

Këto vlerësime fëmijët i mbajnë në mend gjatë tërë jetës. Kritikën e llojit... ‘ti kur nuk i bën detyrat e shtëpisë’, nuk do ta shtyejnë fëmijën që ti kryej. Nëse tërë kohën i thuani që diçka nuk është kryer si duhet, fëmija nuk ka arsye të fortë që të ndryshojë shprehitë sepse nuk është i motivuar, për arsye se paraprakisht e di që ka për të gabuar në ndonjë gjë.

A je i sigurtë që dëshiron edhe një ëmbëlsirë?

Në asnjë mënyrë mos i hedhni këso fjalësh fëmijës së plotë. Nëse ai ha ushqim jo të shëndetshëm, ju përvishuni punës dhe përgatisni ushqim të shëndetshëm. Nëse fëmija sheh që ju keni shprehi jo të shëndosha, edhe ai do të mësohet poashtu.

Nuk bëhet ashtu, unë e bëj më mirë!

Nëse nuk ju pëlqen ndonjë gjë se si e bën fëmija juaj, nuk do ta mësoni drejtë duke ia bërë ju detyrën. Tregojini se si ta bëjë më mirë dhe jini të durueshëm, sepse as ju nuk keni lindur të mësuar. Dhe mos harroni që, procesi i mësimit është i rëndësishëm për afrimin tuaj.

Do jetë ashtu si them unë!

Kjo fjali nuk nënkupton asgjë tjetër përveç se, që ju jeni të pafuqishme që të shpjegoni përse keni marrë ndonjë vendim të caktuar. Është e qartë që ju jeni koka e shtëpisë dhe që ju i edukoni fëmijët tuaj, dhe jo ata juve, por ai ende meriton një shpjegim të paktën për gjërat që kanë të bëjnë me atë.