Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur gjyshërit i llastojnë fëmijët

Për dallim nga prindërit, gjyshërit kanë rol tjetër. Përderisa prindërit duhet të jenë edhe të ashpër, gjyshërve u lejohet të llastojnë nipërit dhe mbesat sado që të kenë dëshirë. Por, kjo shpesh bie në ndesh me edukimin të cilin e kemi përcaktuar për fëmijët tanë. Prandaj jo rrallëherë ndodh që të vie gjer tek konfiktet. Pikërisht për këtë, është koha për metoda edukimi edhe për të moshuarit.

Qartësoni autoritetin

Për prindërit tuaj, ju do të mbeteni gjithmonë fëmijë, pa marrë parasysh nëse edhe ju i keni fëmijët tuaj të cilët i edukoni. Për këtë ata shpesh nuk janë të gatshëm të dëgjojnë se çfarë u themi. Krahas kësaj, nipërit dhe mbesat janë shumë simpatikë, si mund të mos ju dhurojnë të gjitha? Me masë, mund të ju lejojmë, natyrisht, por duhet ti përcaktoni limitet tuaja. Rregullat të cilat i keni vendosur në shtëpinë tuaj, nuk u duhet lejuar në shtëpinë e gjyshërve. Nëse psh. u keni ndaluar të luajnë videolojëra para se ti kryejnë detyrat e shtëpisë, këtë duhet ta respektojnë. Më saktësisht, sqarojini se çfarë prisni prej tyre. Natyrisht, lejojini hapësirë që ti llastojnë, por jo duke thyer rregullat tuaja të cilat i keni përcaktuar me arsye. Poashtu thuajini që skeni nevojë të jepni sqarime rreth kësaj, për këtë ndalojini të dëmtojnë autoritetin tuaj në atë mënyrë.

Spjegoni fëmijëve

Për të mos vie gjer tek keqkuptimi, sqarojini fëmijëve përse ju i ndaloni diçka dhe gjyshërit jo. Për shembull, nëse gjyshja u jep më shpesh ëmbëlsira, dhe ju jo, fëmija do të habitet nga kjo gjë. Sqarojini që ju e doni dhe kujdeseni për shëndetin e tij, dhe gjatë kohës që jeni bashkë, mundoheni ti dhuroni më të mirën. Tek gjyshja mund të hajë ndonjë ëmbëlsirë më tepër sepse është i ftuar. Po qe se ha ëmbëlsira tërë kohën, do të dhemb barku dhe nuk do të mund të luaj.

Jini të qartë dhe këmbëngulës

Nëse prindërit tuaj edhe pas shumë bisedave, edhe më tej e teprojnë, jini të qartë dhe këmbëngulës ti thuani që nëse nuk ndryshojnë sjelljet e tyre, do të detyroheni ti zvogëloni vizitat tek ta. Për këtë, është e rëndësishme që të dy prindërit ti përmbahen vijës të cilën e kanë vizatuar.

Relaksohuni

Poashtu, keni parasysh që rreth imtësirave të gjyshërve ndaj fëmijëve tuaj, nuk janë gjithmonë arsye për të bërë bujë. Akullorja e kohë pas kohshme para buke, dhuratat shtesë dhe sjelljet e lejuara nuk do ta bëjnë fëmijën tuaj një “shejtan” të llastuar. E rëndësishme është që të mos ta teproni as ju, e as prindërit tuaj.