Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Plotësimi i ushqimit me qumësht të paketuar me formula

A është në rregull që ta plotësoj të ushqyerit me gjinjë të foshnjës sime me qumësht formula?

Plotësimi i të ushqyerit me gjinjë, me qumësht formula të paketuar nuk është i dëmshëm

Po, është plotësisht e sigurt dhe e padëmshme plotësimi i të ushqyerit me gjinjë me qumësht formula të paketuar. Disa nëna vendosin që të plotësojnë ushqimin e foshnjës tyre me formula kur i kthehen punës. Mund të kenë probleme me prodhimin e qumështit por nuk duan që të ndërpresin dhe përkujdesjen njëkohësisht. Të tjerët marrin qumësht me formula si plotësim për shkak se foshnja e tyre nuk është duke marrur mjaft qumësht për tu rritur si duhet. Dhe shumë nëna duan të kenë pushim ndonjëherë duke lënë ndonjë anëtar të familjes apo dadon për ta ushqyer me shishe.

Çfarëdo që të jenë arsyet e juaja për të përdorur qumësht me formula si plotësim, mbani në mend se pak qumësht i gjirit është më i mirë aspak fare, prandaj sa më gjatë që e ushqeni ju vetë foshnjën tuaj, edhe në qoftë se është 1 apo 2 herë në ditë, aq më mirë. Kjo është për shkak se qumështi me formula edhe pse përmban të gjitha materiet ushqyese të cilat i nevojiten foshnjës tuaj, prapsëprapë i mungojnë faktorët imun të cilët e mbrojnë foshnjën tuaj nga sëmundjet.

Mbani në mend se furnizimi i juaj me qumësht të gjirit mvaret nga kërkesa e foshnjës tuaj për qumësht të gjirit, kështu që sa më pak që ta ushqeni me gji foshnjën tuaj aq më pak qumësht do të prodhoni. Në qoftë se filloni që ta ushqeni foshnjën tuaj më qumësht me formula, qoftë kjo edhe vetëm për një ditë, atëherë prodhimi i juaj i qumështit do të bjerë dhe zvogëlohet (përveç në qoftë se rifilloni përsëri që ta ushqeni me qumësht të gjirit). Në anën tjetër, në qoftë se përdorni vetëm 1 ose 2 shishe qumësht me formula në javë, atëherë efekti në qumështin tuaj do të jetë minimal.

Si do të mund ta dijë se foshnja ime është duke marrë qumësht të mjaftueshëm?

Shumë nëna shqetësohen se nuk janë duke prodhuar qumësht të mjaftueshëm për foshnjët e tyre, por shumica e nënave prodhojnë qumësht të mjaftueshëm.

Këtu janë 3 mënyra se si ta dini se a është duke marrur qumësht të mjaftueshëm foshnja e juaj:

- Një foshnjë 1 muajshe e cila ushqehet mirë, gjithmonë do të ketë jashtëqitje të verdhë të errët. Disa kanë jashtëqitje çdo herë që hanë. Foshnja juaj do ti ndërrojë pelenat e saj 6 deri në 8 herë në qoftë se ushqehet në rregull.

- Foshnja juaj është duke shtuar mesatarisht nga 30 gram çdo 3 muaj, dhe 15 gram nga muaji 3 deri në muajin e 6.

- Jeni duke e ushqyer shpesh, së paku 7 herë mbrenda 24 orëve (gjatë muajit të parë duhet ta ushqeni edhe më shpesh).

Edhe në qoftë se foshnja juaj dëshiron të ushqehet tërë kohën, nuk do të thotë patjetër se është e urritur. Disa foshnje ushqehen për shkak të rehatisë që e ndjejnë, ose thjesht se kanë nevojë që të jenë pranë nënës së tyre.

Cilat janë shenjat të cilat tregojnë se foshnja juaj ka nevojë për qumësht me formula për tu rritur

Duhet të flisni me mjekun tuaj në rast se jeni të brengosur për fitimin në peshë të foshnjës suaj, rritjen apo zakonet e të ngrënit.

Ja ku janë disa simptome të cilat alarmojnë për kontroll mjekësor:

- Pesha e tepruar tek të porsalindurit. Foshnjet humbin 5 deri 10 % të peshës së tyre trupore gjatë 5 ditëve të para të jetës së tyre. Pas ditës së 5-të fillojnë të fitojnë rreth 30 gram, dhe mbrenda 2 javëve e rifitojnë peshën të cilën e kanë pasur në momentin e lindjes.

- Më pak se 5 pelena për tu ndërruar mbrenda 24 orëve, kur foshnja juaj është 5 ditë e madhe.

- Shqetësim ose letargji të shumtën e kohës.

- Gjinjët tuaj nuk ndjehen të butë apo të zbrazët pas të ushqyerit, shenjë që tregon se foshnja juaj nuk është duke marrur qumësht sa duhet.

Kur mund të fillojë të plotësoj ushqimin e foshnjës ime me qumësht me formula?

Nëse foshnja juaj është e porsalindur, atëherë duhet të prisni së paku gjer sa ti mbush 1 muaj para se të filloni që ta ushqeni me formula. Specialistët e të ushqyerit rekomandojnë që të prisni kaq gjatë për arsye që rutina e të ushqyerit me gjinjë dhe furnizimi me qumësht të formohen si duhet, kështu që ndonjë shishe e kohëpaskohshme nuk do ta trazojë shumë rutinën e ditëpërditshme e të ushqyerit.

Në këtë moshë shumica e foshnjeve nuk kanë ndonjë kundërshtim që të provojnë të ushqyerit me shishe me ndonjë ushqim të ri. Në qoftë se foshnja e juaj ka mbushur 1 muaj, mund të provoni të ushqyerit me formula në çdo kohë.

Cila është mënyra më e mirë për t’ia filluar të ushqyerit me formula?

Fatkeqësisht nuk ka ndonjë mënyrë perfekte për t’ia filluar të ushqyerit me formula. Disa foshnje vetëm do të shkojnë sipas qefit të tyre me gjënë e re, dhe nëse janë të uritura, do të hanë çdo gjë që të ju ofroni. Të tjerat do të refuzojnë shishen herave të para kur të ju ofroni, dhe posaçërisht në qoftë se ju e bëni këtë gjë. Kjo është për arsye se foshnja juaj e ndjen aromën tuaj dhe e preferon mënyrën normale e të ushqyerit. Në qoftë se foshnja juaj është mësuar që të marrë shishen më qumësht të gjirit, ndërrimi mund të jetë më i lehtë edhe pse mund ta kthej hundën në anën tjetër kur të merr erë se çfarë qumështi në të vërtetë gjendet mbrenda.

Për ta bërë tranzicionin sa më të lehtë thërrisni ndonjë anëtar të familjes që të ja ofrojë shishet e para. Poashtu do të mund të provonit që të ja ofroni shishen kur është i uritur dhe jo kur e ka kohën normale e të ushqyerit, se atëherë ka nevojë për rehati aq sa ka nevojë dhe për ushqim. Por mos provoni që ta ushqeni me shishe kur është aq i uritur sa që është dukë qarë. Ai do të jetë tejet i frustruar që të provojë diç të re.

A mund ta përziej qumështin e gjirit me qumështin me formulë në të njejtën shishe?

Specialistët e të ushqyerit me qumësht gjiri thonë se është më mirë që të mos përzieni qumështin e gjirit me qumështin me formula se mund të përfundoni me harxhimin e kotë të qumështit tuaj të çmueshëm kur foshnja e juaj nuk e pin shishen e saj gjer në fund. Në vend të kësaj ushqeni foshnjën tuaj me qumështin e nxjerur nga gjiri, dhe në qoftë se ende duket i uritur atëherë i ofroni shishen e re me formula.

Si do të ndikojë në foshnjën time të ushqyerit me qumësht me formula?

Në qoftë se filloni që ta ushqeni në mënyrë të rregullt, foshnja juaj mund të fillojë që ta refuzojë gjirin. Shishja ofron ushqimin me shpejt se gjiri, prandaj nëse foshnja juaj është një konsumues i shpejt i ushqimit, atëherë ai do të preferojë mënyrën e shpejtë e të ushqyerit me shishe.

Poashtu do të mund të vëreni se foshnja juaj rrin e ngopur një kohë më të gjatë pas të ushqyerit me qumësht me formula. Kjo është sepse foshnjat nuk e bluajnë qumështin me formula aq shpejtë si atë të gjirit, prandaj ka gjasa të jenë të ngopura një kohë më të gjatë. Lëvizjet e zorrëve të foshnjës tuaj do të jenë dukshëm të ndryshuara njëherë si të ketë filluar të ushqehet me qumësht me formula. Ato do jenë më të forta se kur pinte qumësht të gjirit, përafërsisht do të kenë fortësinë e margarinës së kikirikit. Ato do të kenë ngjyrë oker ose të kaftë, aromë të fortë, dhe do të ndjehen më rrallë të urritura se sa kur ushqehej me qumësht të gjirit.

Do të mund ta vëreni se foshnja kalon disa ditë mes lëvizjeve të zorrëve për shkak se ka më shumë proteina në qumështin me formula, të cilët e ngadalësojnë sistemin e bluarjes. Në qoftë se vjellja apo jashtëqitja e foshnjes tuaj ka pika gjaku pas fillimi të përdorimit të qumështit me formula, atëherë menjëherë konsultohuni me mjekun. Kjo është shenjë e alergjisë ndaj qumështit.