Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

'Chlamidia', sëmundje që shkakton infertilitet

Klamidia transmetohet më shpesh gjatë seksit vaginal dhe anal dhe më rrallë gjatë seksit oral dhe me gishtat nga një trup në tjetrin. Është sëmundje shumë e zakonshme dhe shpesh është pa simtoma, 75-80% e grave dhe 40-50% e burrave nuk e dinë që kanë klamidia, nëse nuk testohen, ose një partner i mëparshëm nuk i njofton se është testuar si pozitiv për klamidia.

Kur ka simptome, burrat vënë re sekrecione të pastra ose si qelb, dhimbje, dhe djegje kur urinojnë dhe mundësisht inflamacion të dhimbshëm në një ose të dy testikujt, zakonisht, 5-21 ditë pas infektimit. Epididimiti (infeksioni i një testikuli) shkakton dhimbje skrotale, skuqje dhe enjtje.

Gratë me klamidia mund të kenë shumë sekrecione vaginale, më shumë se normal, dhe ndonjëherë gjakderdhje midis periodave dhe pas interkursës. Disa kanë dhimbje gjatë urinimit, në fund të barkut dhe në pelvis, temperaturë të lartë, të përziera dhe dhimbje koke.

Klamidia është njëra nga katër bakteriet e uretriteve jogonokoksike (NGU). Testet për diagnostifikim janë me shumë rëndësi për të gjetur se cila SIS është aktive. Në Amerikë ka afërsisht tre milion raste të reja me klamidia çdo vit. Pakësimi i rasteve me klamidia vihet re kur testimet dhe mjekimet bëhen më mirë. 74% e rasteve me klamidia janë në 15 deri 24 vjeçarët. Nëse lihet pa mjekim, klamidia, mund të shkaktojë PID, ose sëmundjen inflamatore pelvike, që është shkak me rëndësi për infertilitet (mospjellshmëri) tek gratë dhe me pak tek burrat. Shtatë nga dhjetë raste me PID, vihen re tek adoleshentët dhe tek të rinjtë. Gonorea dhe mikroorganizmat e tjerë infektivë, prekin qafën e mitrës, uterusin, dhe ovaret, ato shkaktojnë dhe PID.

Rreth 20% e grave me klamidia të pamjekuar dhe 10% me gonore të pamjekuar zhvillojnë PID. Fatkeqsisht, shumë gra me PID nuk diagnostifikohen dhe nuk mjekohen. Shumë nuk kuptojnë se kanë PID deri sa të kuptojnë se janë infertile dhe në fund janë diagnostifikuar me tuba Fallopi të bllokuara.

Por nuk mjafton rreziku i PDI, gratë me klamidia janë tre deri pesë herë më të prekura nga HIV-i, një arsye tjetër pse duhet testuar për të dyja, për HIV dhe klamidia.

Për sa kohë klamidia dhe PID mbeten pa shenja, kulturat e rregullta dhe testet e urinës për klamidia dhe gonorea rekomandohet ti bëjnë të gjitha vajzat dhe djemtë që janë seksualisht aktivë, veçanërisht, nëse partnerët e tanishëm, ose të mëparshëm të tyre nuk përdorin prezervativ në mënyrë të rregullt.

Kur ka simptoma për PID, ato janë të ngjashme me simptomat e klamidias dhe gonorese. Klamidia, gonorea dhe sëmundjet infektive seksuale të tjera duhet të testohen dhe mjekohen seriozisht nga njerëz dhe klinika të specializuara. Ajo që ju mund të bëni është të testoheni dhe të përdorni prezervativ. Përdorimi i rregullt i prezervativëve e përgjysmon rrezikun për PID.

Infeksioni me klamidia dhe me NGU të tjera mjekohet me antibiotikë, zakonisht doxycycline ose azithromycin. Deri sa gonorea mund të jetë bashkë me klamidian, oflaxacina përshkruhet shpesh së bashku me të parat për ti mjekuar të dy infeksionet.

Vaksinë kundër klamidias sot nuk ka, por mund të ketë më vonë në të ardhmen. Por për çfarë të vaksinohemi më parë. Është më lehtë të mbrohemi, pra të përdorni prezervativ.

 

Game Over

/komuniteti