Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kafeja e tepërt për femrat përbën rrezik për fertilitetin

01.08.2012 - Kujdes me teprimin e kafesë nëse jeni femra, fertiliteti juaj mund të ndikohet.

Kafeina, në fakt, duket se ka një efekt negativ në tubat fallopiane, të cilët kanë për detyrë lehtësimin e kalimit tranzit të vezës në mitër gjatë ovulimit, e cila pengon aktivitetin e muskujve.

Rezultatet e eksperimentit tek kaviet, kanë treguar se marrja e sasive të konsiderueshme të kafeinës, ka fuqinë për të bllokuar qelizat që mbulojne murët e tubave fallopiane, edhe te “peacemaker”.

Edhe pse eksperimentet jane kryer në minj, ky rezultat i jep një kuptim të thellë shpjegimit se për shkak të pijeve me permbajtje kafeine mund të reduktohen shancet që një grua të mbetet shtatzanë dhe jep nje shpjegim interesant se përse gratë me konsumim të lartë të kafeinës, shpesh duan më shumë kohë për të mbetur shtatzënë në krahasim me gratë që nuk konsumojnë kafeinë.

Rezultatet e studimit amerikan, u publikuan në revistën British Journal of Pharmacology, dhe kështu nëse dëshironi të bëheni nëna merreni lehtë me kafenë!/femina.al/ 

/komuniteti