Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mosha e babait e lidhur me sëmundjet mendore

23.08.2012 - Një studim gjenetik gjeti prova se rritja e numrit të sëmundjeve të lindura mendore në botë mund të lidhet me faktin se meshkujt janë duke u bërë baballarë në një fazë gjithmonë e më të vonë të jetës.

Sipas studiuesve islandezë, numri i mutacioneve gjenetike përgjegjëse për sëmundje si autizmi apo sindroma down lidhen drejtëpërdrejtë me moshën e babait në momentin e ngjizjes së foshnjes.

Ekspertët shkuan deri atje sa të këshillonin që në mënyrë që të shmanget sa më shumë rreziku, do të ishte e këshillueshme që të formoheshin laboratorë ku meshkujt mund të ngrijnë sasi të ndryshme sperme, për ta përdorur atë më vonë për të fekonduar fëmijët e tyre.

Udhëheqësi i studimit, profesor-doktori Kari Stefansson, në një prononcim për “BBC”, u shpreh se “ndërsa besohet se mosha në të cilën mbahet një shtatzani përcakton shumë mirëqënien e foshnjes, e vërteta është se ajo e babait mund të ndikojë edhe më shumë në shëndetin e fëmijës”.

Sipas Stefansson, përqendrimi i tepruar i shoqërisë në moshën e nënës është i gabuar.

Ai shtoi se lidhje direkte midis baballarëve “të vonë” është parë edhe në studimin e të prekurve nga sëmundje të tjera mendore, përfshi skizofreninë./tch/

/komuniteti