Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të presësh ardhjen e fëmijës

25.06.2012 - Ndonëse më parë nëna që priste një fëmijë nuk kishte informacion mjaftueshem për mënyrën se si do të kujdesej gjatë shtatzanisë dhe për momentin e lindjes së bebes, sot po vihet re një trend i ri, sidomos tek ciftet e reja.

Nëna, por edhe babai ndjekin kurse me informacion të detajuar për të qënë të përgatitur për ardhjen e fëmijës së tyre në jetë.

“Ishte një informacion shumë i dobishëm ka qenë një mënyrë më e mirë për të shijuar shtatzaninë”, tha Nelsa Fejzo.

“Ishte shumë interesante u praktikuam si të lanim fëmijën dhe besoj se do kem më pak emocione kur të vijë moment i larjes në të vërtetë”, tha Geldon Fejzo.

Ndonëse në konsultoret e grave, dhe në maternitet jepet informacion, sipas mjekëve pediater informacione të tilla shtesë ndihmojnë shumë ciftet e reja, pasi shpesh nënat kanë frikë të prekin beben e tyre apo kërkojnë ndihmën e gjysheve për ta larë të miturin.

“Janë informacione që është mirë që prindi t’i ketë që para lindjes, pasi në shumë raste ato i marrin pas lindjes dhe atëherë janë mjaft të lodhura”, tha Eda Jazexhiu Postoloi, pediater,neonatologe.

Në Ministrinë e Shëndetësisë theksojnë se në strukturat shtetërore u jepet priroitet edukimit shëndetësor të nënave të reja.

“Edukimi shëndetësor është prioritet i Minstrisë së Shëndetësië duke filluar nga shërbimi parësor me konsultoren dhe më pas në maternitet. Kush i ndjek këto kurse ka një proces lindje më të lehtë”, theksoi Enida Xhumari, specialiste e promocionit MSH./tch/

/komuniteti