Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

10 të mira shëndetësore që ka vaji i peshkut

Studimet e fundit kanë vërtetuar se vaji i peshkut është i dobishëm në shumë mënyra. Konsumimi i ketij vaji mund të parandalojë rrezikun nga kanceri i gjirit, mbron nga sulmi në tru, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mendore dhe shfaqjes së sëmundjes së Alzhaimerit, zvoglimit te stresit, ndihmon ne kthimin e vigjilences tek te moshuarit dhe permireson mireqenien ne pergjithesi.

Omega 3 eshte i shendetshem tek njeriu ne shume menyra si per shendetin mental ashtu edhe shendetin trupor.

Ketu jane 10 te mira shendetsore qe vaji i peshkut dhuron tek njerezit.

 

Permiresues i shendetit mental

Acidet e Omega 3 jane permiresues te fuqise se trurit per shkak se permbajne DHA (Acidi Decosahexaenoic) dhe EPA (Acidi eicosapentaenoic). Qe te dyja jane vitale per funksionimin e mire te trurit, prandaj si rezultat fuqia mendore rritet gje qe shpie ne koncentrim me te mire, rritje te krativitetit dhe memorie te permiresuar.

 

I mire per lekure te re dhe vibruese

Vaji i peshkut rigjalleron lekuren e plakur duke shtuar prodhimin e kolagjeneve dhe elastineve qe dhurojne freski.

 

Zvoglon zhvillimin e semundjeve mentale

Çrregullimet mentale sikur semundja Alzheimer-it, Parkinson-it, çmenduria, shizofrenia dhe semundjet tjera ne pacient me skleroz te shumfishte, mund te zhvillohen nese truri nuk mund te rregulloj luhatjet e gjendjes mentale sikur emocionet eksreme dhe depresioni. Stuime te fundit tregojne se vaji i peshkut parandalon keto semundje.

 

Zvogelim te rrezikut nga kanceri i gjirit

Acidet yndyrore nga vaji i peshkut ndalojne mutacionin e qelizave te shendosha ne qeliza kancerogjene, pengojne zhvillimin e padeshirueshem te qelizave dhe vrasin qelizat kancerogjene egzistuese. Si rezultat parandalohet formimi i tre llojeve te kancereve me te zakonshem si kanceri gjirit, kanceri zorres se trashe dhe kanceri prostates.

 

Permiresim te nivelit te kolesterolit dhe parandalim te sulmit ne zemer

Acidet yndyrore qe gjenden ne vajin e peshkut sikur DHA, EPA dhe DPA ndihmojne ne zvoglimin e kolesterolit te keq, LDLs, triglycerides dhe presionit te gjakut. Ato parandalojne sulmin ne zemer duke u kujdesur per zemren, venat dhe arteriet.

 

Suplement per nena shtatzena

Sipas nje studimi nenat qe marrin suplement te vajit te peshkut kane rrezik me te vogel te lindjes se hershme. Ato ndihmojne zhvillim te mire te fetusit (embrionit) dhe parandalojne problemet e zhvillimit, çrregullimet e sjelljeve dhe ndihmojne zhvillimin e trurit tek embrioni.

 

Zvoglon zhvillimin e semundjeve mentale tek femijet

Edhe nje shembull tjeter i te mirave shendetesore te acideve Omega 3 eshte aftesia e tij ne sherimin e ADD (Attention Deficit Disorder) apo çrregullim te aftesise se koncentrimit, ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder) apo çrregullim qe karakterizohet me nje lloj te perseritshem te mosvemendjes apo hiperaktivitetit, dyspraksia (demtim i aftesise se ekzekutimit te levizjeve vullnetare) dhe disleksise , paaftesi qe karakterizohet me probleme ne lexim, shqiptim, shkrim ne te folur dhe ne te degjuar.

 

Permiresues i sistemit imunitar

Permiresimi i sistemit imunitar eshte per shkak se se vaji i peshkut nxit prodhimin e serotoninit, hormon ky qe i bene njerezit te lumtur. Lumturia me efektivitet i zgjedh problemet emocionale dhe keshtu rritet mireqenia e pergjithshme.

 

Shton qetesine dhe liron nga stresi

Sipas nje hulumtimi acidet yndyror te Omega 3 zvoglojne stresin dhe hormonin qe rezulton ne stres te larte dhe qe mund te shkaktoj deme ne trup.

 

Zvogelim te dhimbjeve inflamatore

Dhimbjet nga ndezjet (inflamacionet) zvoglohen me marrjen e suplementeve nga vaji i peshkut apo edhe si ushqim. /zhurnal/

/komuniteti