Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

15 produktet më të rrezikshme për fëmijët

Akademia amerikane e pediatrisë ka publikuar produktet më të rrezikshme, veçanërisht për fëmijët:

1. Salçiçe: akademia pohoi se 17% e rasteve të mbytjes tek fëmijët, lind nga salçiçet dhe këshillojnë që sandviçi me salçiçe të shitet me paralajmërim.

2. Peshku fugu: në peshkun, i cili shitet në feta të holla sa një fletë letre gjendet një lëndë helmuese e njohur si tetrodoksinë. Kuzhinierët që gatuajnë këtë lloj peshku bëjnë kurs ekstra.

3. Fruti ackee: fruti i kultivuar në Afrikën Perëndimore dhe Xhamajka pritet dhe nuk shitet derisa lëvozhga e tij të marrë ngjyrë të kuqe. Në të kundërt mund të shkaktojë koma dhe vdekje.

4. Kikirikët: 1 për qind e popullsisë është alergjike ndaj kikirikëve. Pjesa më e madhe e rasteve të alergjisë që përfundojnë me vdekje lidhen me kikirikët.

5. Produktet jeshile: nëse zarzavate jeshile si spinaqi, roka, sallata jeshile, lakra nuk lahen mirë, i hapin rrugë baktereve të zorrëve.

6. Ishgin: nëse kjo lloj bime aziatike konsumohet shumë, mund të shkaktojë helmim nga lëndët toksike që përmban.

7. Peshku ton: megjithëse është një nga peshqit më të konsumuar në botë, në rastet e konsumimit të tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke dëmtuar sistemin nervor.

8. Manjok: (lloj druri ekzotik): nëse kjo lloj bime, e cila prodhon nisheste nuk konsumohet në masën e duhur mund të shkaktojë helmim duke prodhuar cianur.

9. Kafeja: kjo bimë krahas shkaktimit të krizave të zemrës mund të shkaktojë dhe pagjumësi dhe zverdhje të dhëmbëve.

10. Kërpudha: kërpudhat e egra mund të shkaktojnë helmime deri në haluçinacione.

11. Patatet e skuqura: për shkak të lëndës akrilamid të gjendur në sasi të mëdha tek patatet e skuqura, në se konsumohen për një kohë të gjatë mund të shohim efekte si forcimit i enëve të gjakut, shëndoshje dhe kancer.

12. Hamburger: tek hamburgerët përdoren vajrat më të dëmshëm për shëndetin dhe konsumimi i tyre shkakton sëmundjet e zemrës.

13. Pijet alkoolike: përdorimi i alkoolit ndikon negativisht në tru dhe sistemin nervor.

14. Rrushi: si një frut me sasi të lartë sheqeri, rrushi është i dëmshëm për diabetikët.

15. Sallami: konsumimi i tepërt i sallamit mund të bëhet shkak i kancerit për arsye të nitratit të sodiumit që përmban.

/komuniteti