Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

18 muaj pas lindjes jeta i kthehet normalitetit

Kur rutinë ditore bëhen pelenat e papastra dhe mungesa kronike e gjumit, gratë të cilat kanë lindur jo shumë vonë, do të fillojnë të mendojnë që jeta asnjëherë më nuk do të jetë si më parë.

Por, do të kthehet, madje edhe nëse nevojiten 18 muaj, e vërtetuar kjo sipas një hulumtimi të kryer në Angli.

Pas 547 ditësh, nëna do të fillojë përsëri të ndihet si grua. Gjatë asaj periudhe, netët e acaruara, humbja e pavarësisë dhe problemet me peshë, i sjellin krizë vetbesimit. Studimi mbi 3000 gra, tregoi se më shumë se dy të tretat e tyre ndjehen të trasha, të shëmtuara dhe të lëna pas dore në muajt pas lindjes së fëmijës.

Nga dhjetë gra, gjashtë humbasin besimin, kur ato kuptojnë se ato nuk janë më në gjendje të veshin rrobat e vjetra, dhe një e katërta e të anketuarve kanë dëshmuar se ato konkuruan me nënat e tjera në kthimin e të peshës së vjetër. Një e treta e tyre, mendojnë që për shkak të gjidhënjes nuk mund të veshin çfarë ato duan.

Anketa është kryer në portalin për prindër, Netmums.com, dhe këshilltarja e tyre Frigard Siobhan thotë se megjithëse periudha mesatare e kthimit në normale është 18 muaj, disa grave iu duhet më shumë kohë.

Nënat e reja kalojnë përmes kësaj faze. E para është veshja e bukur. Mandej fillon faza kur arrijnë të pastrojnë flokët. Flokët e pastër dhe grimi janë fazë e re. Kur fëmija të ketë moshë 2-3 vjeçare, papritmas e kuptoni që mund të visheni bukur, të bëni grim dhe të vëni aksesorë. Vathët dhe buzëkuqët janë shenjë që keni kalur në ”anën tjetër”.

Kjo nuk nënkupton që ju nuk keni qenë të lumtura. Por tregon që keni patur prioritete të tjera – thotë doktoresha Frigard.

/komuniteti