Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

6 ushqimet që luftojnë dhimbjen menstruale

29.08.2014 - Keni dhimbje para dhe gjatë ciklit dhe nuk doni të përdorni medikamente? Ja disa ushqime që mund t’iu ndihmojnë.


1. Produktet e qumështit, kalciumi dhe vitamina D

E keni menduar ndonjëherë se qumështi mund t’iu pakësojë dhimbjet gjatë ciklit? Studimet kanë treguar se ato femra që pine 4 gota qumësht apo konsumojnë nënprodukte të tjera të tij, kanë rreth 40% më pak dhimbje menstruale.

 

2. Spinaqi, kokrrat e sojës dhe magnezi

Nëse konsumoni soja, spinaq të freskët, produkte me miell gruri apo misri të cilat përmbajnë magnez do e kaloni më me lehtësi “dëshpërimin” para menstrual.

 

3. Frutat e thata dhe vitamina E

Arrat, bajamet, lajthitë, etj përmbajnë vitamine E dhe kjo pakëson simptomat para menstruale.

 

4. Produktet qe përmbajnë hekur

Nëse keni gjakrrjedhje te madhe, konsumoni më shumë produkte që përmbajnë hekur.

 

5. Farat e lirit

Farat e lirit, ashtu si edhe soja përmbajnë photoestrogjen, një element kimik ky që imiton veprimin e estrogjenit dhe ruan ekuilibrin hormonal gjatë ciklit.

 

6. Glucidet komplekse nga frutat dhe perimet

Gjatë periudhës menstruale të shumta janë femrat që kanë etje për glucidet e marra nga çokollata apo kremrat e ndryshme. Në fakt në vend që të konsumoni ëmbëlsira, zgjidhni fruta dhe perime. Ato do iu ndihmojnë edhe të keni me pak gjakrrjedhje./gazetaexpress/

/komuniteti