Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A jeni nënë e përkryer?

Shumë gra gjenden nën presion të madh sepse mendojnë që nuk përshtaten me idealin e nënës së përkryer.

E përkryer dhe njëkohësisht shumë e relaksuar – shumë nëna mendojnë që nuk i plotësojnë të gjitha pritjet me të cilat ballafaqohen nënat.

Në çdo pesë nëna të anketuara, vetëm dy janë më të vërtetë të relaksuara kur janë në pyetje fëmijët, përderisa katër nga pesë nëna e dëshirojnë këtë, tregojnë rezultatet psikologjike të studimit të Institutit Rajngold nga Kelni. Janë anketuar mëse 1.000 gra të moshës 20 – 40 vjeç, duke përfshirë nëna, ato të cilat dëshirojnë të kenë fëmijë dhe ato të cilat dëshirojnë mbesa e nipër.

Rezultati: shumë gra gjenden nën presion të madh sepse mendojnë që nuk përshtaten me idealin e nënës së përkryer. Shkaktarë janë frika nga humbja, si dhe ndjenja pikëlluese në mes të rolit të supernënës dhe nënës së suksesshme në punë e cila ka vetbesim.

Madje 61 % të grave mendojnë që fëmijët janë shumë të rëndësishëm por gjysma e të anketuarave që dëshirojnë mbesa e nipër, këtë e përjetojnë vetëm si dhuratë, dhe e lidhin me shpenzime të rëndësishme.

Gratë e anketuara dëshirojnë mundësi më të mira për rikthim në punë, organizim më të mirë për përkujdesje të fëmijëve si dhe një paraqitje më reale të nënës së përkryer.

/komuniteti