Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A mund të bëhet djali synet menjëherë pas lindjes, ja çfarë thotë pediatri

26.04.2019 - Bërja e menjëhershme syneti e djalit, apo procesi i cirkumcizionit menjëherë pas lindjes, merr dritën e gjelbër mjekësore, pra pranohet nga pediatrit.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë të prisni një deri në dy ditë pas lindjes.

Por, ka të tjerë që thonë se duhet pritur disa muaj, me qëllim që të shmangen lëndimet eventuale tek foshnja.

Dobitë e cirkumcizionit apo synetisë janë: rreziku më i vogël i infeksioneve të kanaleve urinare, reduktim rreziku nga kanceri i penisit dhe mbajtja më e lehtë e higjienës së penisit.

Burimi: kidstime

/komuniteti