Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A ndikon biberoni në prishjen e dhëmbëve të fëmijëve?

Specialistët folën rreth kësaj çështjeje, e cila ka turbulluar mendjet e nënave, duke pohuar se vetëm biberoni nuk prish dhëmbët por janë lëngjet ose ushqimi që vendosen brenda shishes ato që mund të shkaktojnë probleme.

“Mayo Clinic” thekson se gjendja e quajtur ndryshe si “Prishje nga biberoni” shkaktohet nga ushqimi, lëngu i frutave, qumështi apo lëngje tjera me sheqer të cilat i jepen fëmijës para se të vihet në gjumë.

Kur mbetjet e këtyre lëngjeve mbesin për një kohë të gjatë në dhëmbët e fëmijës shtohet aciditeti i gojës duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve. Në momentin kur fëmija merr këto lëngje sulmohet nga acidi i prodhuar nga bakteret. Pas shumë sulmeve dhëmbët prishen. Nëse prishja nga biberoni nuk kurohet kjo mund të bëhet shkak i infeksioneve të rënda të dhëmbëve, dhimbjeve të forta dhe humbjes së dhëmbëve.

Faktorë tjerë që rrisin riskun e prishjes së dhëmbëve:

- ushqyerja e fëmijës për një kohë të gjatë ose shpesh me lëngje të cilat përmbajnë sheqer.

- konsumimi i vakteve të lehta me përmbajtje të lartë sheqeri.

Por ju mund të parandaloni prishjen e dhëmbëve duke marrë disa masa të thjeshta:

- pastrojani dhëmbët e fëmijës me ujë ose një furçë të butë pas çdo vakti. Ndërsa vendet ku nuk i kanë dale akoma dhëmbët mund t’ia pastroni me një garzë.

- mos ia jepni shishen me biberon të mbushur me ushqim, qumësht, lëng frutash apo lëngje tjera edhe gjatë natës.

- në mes vakteve ose gjatë natës mund të përdorni një biberon të pastër. Para se t’ia jepni biberonin konsultohuni me doktorin ose dentistin tuaj.

- lëreni fëmijën të konsumojë lëngjet me sheqer gjatë ushqimit dhe mos lejoni që fëmija të mësohet me konsumimin e tyre në mes vakteve. Krahas kësaj mbajeni larg karameleve, gurabijeve, patatinave e të tjera të ngjashme. Në vend të tyre jepini fruta të freskëta ose zarzavate.

- jepini fëmijës ujë nga çezma. Pirja e një gote ujë pas ushqimit apo pas konsumimit të ëmbëlsirave apo patatinave do të shpërlajë menjëherë dhëmbët. Krahas kësaj në ujin e çezmës gjendet dhe fluar, i cili mbron dhëmbët nga prishja. Nëse nuk jeni të sigurt për sa i përket nevojës për fluar apo sasisë që ka marrë mund të pyesni doktorin ose dentistin e fëmijës.

- shkoni rregullisht tek dentisti. Pasi fëmija të ketë mbushur 1 vjeç mund t’ia pastroni dhëmbët rregullisht dhe t’ia kontrolloni. Frekuentimi i rregullt i dentistit do të parandalojë problemet ose do t’ju ndihmojë t’i diagnostikoni më herët./start/

/komuniteti