Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Aerobia në ujë ndihmon gjatë shtatzënisë

22.03.2012 - Shume femra, edhe ato te cilat enderrojne per te bere femije, kane frike nga lindja. Te dhemb shume, nuk i dihet kurre se sa mund te zgjase dhe nese do te kete komplikacione.

Dicka qe do te clironte dhimbjet e lindjes (sigurisht pa demtuar bebin) do te ishte endrra e cdo femre shtatzane. Sot do t’ju tregojme dicka qe mund t’ju ndihmoje. Shkenctaret braziliane kane zbuluar se aerobia e ujit gjate shtatzanise ndihmojne ne lehtesimin e dhimbjeve te lindjes si dhe ne pershpejtimin e saj.

Shkenctaret nga universiteti i Campinas kryen nje studim ku u ekzaminuan 71 femra. Gjysma e tyre bene 50 minuta ushtrime ne pishine, tre here ne jave.

Aerobia ne uje dhe noti konsiderohen si fitnesi me i pershtatshem gjate periudhes se shtatzanise. Uji heq presionin nga shpina, kycet dhe ligamentet dhe jep presion optimal ne muskujt e femres shtatzane dhe sistemin kardiovaskular. Pervec ketyre, ushtrimet ne pishine ndihmojne ne largimin e stresit dhe ju mesojne se si te merrni fryme ritmikisht./infoalbania/

/komuniteti