Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Alergjikët gjatë shtatzënisë, disa rregulla që duhen mbajtur mend

25.05.2012 - Nganjehere gjate shtatzenise ndihesh se ke nevoje te marresh ndonje bar kunder dhimbjeve. Por keto barnat e zakonshme kunder dhimbjeve, si Paracetoamol, Ibobrufen dhe Aspirin, a jane te sigurta per tu marre gjate shtatzenise? Dhe cka per medikamentet tjera?

Barnat e zakonshme kunder dhimbjeve

Edhe pse nuk ka ndonje deshmi qe tregon se paracetamol, atehere kur rralle perdoret, rrit rrezikun e problemeve per foshnjen, por ju gjithnje duhet te jeni te kujdesshem qe mos t’i merrni me shume se dy apo tri here ne jave, dhe vizito mjekun tuaj nese ju duhet ta perdorni rregullisht.

Ndoshta eshte me mire qe krejtesisht te shmangni ibobrufen-in dhe codeine gjate shtatzenise dhe ato asesi nuk guxojne te merren ka fundi i shtatzenise, per shkak se rreziqet potenciale ndaj fetusit jane mire te njohura.

Edhe Aspirini eshte mire te shmanget, vecanerisht ka fundi i shtatzenise, edhe pse ekziston nje hulumtim qe po e heton nese aspirini ne doza te vogla, ne fazat e hershme te shtatzenise, ndihmon ne parandalimin e deshtimeve te njepasnjeshme te shtatzenise.

Barnat ne fazat e ndryshme te shtatzenise

Disa lloje te medikamenteve mund te kalojne placenten dhe futen ne rrjedhen e gjakut te foshnjes. Keshtu munden te lendojne foshnjen ose te pengojne zhvillimin normal.

Barnat e ndryshme kane efekte te ndryshme ne faza te shtatzenise. Disa prej tyre jane vecanerisht te rrezikshme ne fillim te shtatzenise – thalidomide per shembull eshte perdor per sherim te vjelljes se mengjesit, qe do te thote se eshte marre ne kohen e shtatzenise atehere kur gjymtyret zhvillohen dhe atehere kur ndodhin ndryshime tjera zhvilluese. Disa barna tjera jane me te demshme ne fazat e mevonshme te shtatzenise apo mund te pengojne edhe ne lindje.

Shpesh grate shtatzana marrin medikamente para se ta mesojne se jane shtatzene. Nese po provon te mbetesh shtatzene, apo ekziston mundesia qe ti te kesh mbetur shtatzene, ju gjithmone duhet te vizitoni mjekun tuaj dhe te bisedoni rreth medikamenteve qe merr dhe medikamenteve te reja qe te jane pershkruar.

Barnat e marra ka fundi i shtatzanis apo gjate lindjes, duke perfshire ketu barnat anestezike qe perdoret gjate lindjes me prerje cezariane, mund te ndikojne tek foshnja edhe pas lindjes. Shumica e barnave kunder dhimbjeve dhe barnave anestezike mund ta bejne beben te pergjumur, dicka qe mund te pengoj per ta ushqyer qysh heret pas lindjes.

Kokedhimbjet gjate shtatzanise

Koke-dhimbjet ndodhin gjate shtatzanis njejte ashtu sikur edhe herave tjera gjate jetes, dhe dhe ne shumicen e rasteve nuk eshte shenje per tu brengosur.

Sidoqofte, ka disa koke-dhimbje qe vijne shkak i shtatzenise. NE vecanti, nje rritje ne shtypje te gjakut e lidhur me pre-eclampsia dhe eclampsia mund te shkaktoj koke-dhimbje te ashpra – dhe kjo mund te jete zhvillim i rrezikshem per ty dhe foshnjen e pa-liindur. Kjo koke-dhimbje zakonisht shfaqet pas 12 javeve shtatzene, por nese koke-dhimbjet vazhdojne kontrollo shtypjen e gjakut.

Disa rregulla te thjeshta qe duhet mbajtur mend:

Gjithmone mendo se cilido bar eshte potencialisht i demshem dhe shmange derisa te konsultohesh me mjekun apo farmacistin.

Tregoj mjekut se ndoshta je shtatzene para se t’ju jape apo pershkruaj ndonje medikament.

Nese merr barna te zakonshme, thuaja edhe kete mjekut menjehere kur te fillosh te provosh te mbetesh shtatzene.

/komuniteti