Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Alkoholi gjatë shtatëzanisë dëmton fertilitetin tek djemtë

Nëse pini alkohol gjatë shtatëzanisë, ju dëmtoni seriozisht mundësinë që një ditë të bëheni gjyshe. Nënat të cilat pijnë alkohol më shumë se 4,5 gota në javë, gjatë shtatëzanisë, dëmtojnë fertilitetin e djemve të tyre, kanë treguar rezultatet e një hulumtimi danez, të mbajtur në kongresin vjetor të Shoqatës Europiane për Riprodhime Humane (ESHRE) në Romë.

Hulumtimi ka treguar që djemtë e nënave, të cilat gjatë shtatëzanisë kanë konsumuar 4, 5 gota apo më shumë alkohol në javë, pas 20 viteve kanë patur trefish më pak spermatozoide sesa mashkujt të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj alkoholit gjatë kohës kur kanë qenë në barkun e nënës.

Kundrejt kësaj, konsumimi i më pak se dy gotave të alkoholit në javë, gjatë shtatëzanisë rrit sasinë e spermës dhe koncetrimin e spermatozoideve, ka theksuar ekipi shkencëtarëve danez në krye me Dr. Sesilia Ramlau Hansen.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim në bazë të analizës që u bë mbi 342 meshkuj, nënat e të cilëve kanë plotësuar anketën mbi gjendjen shëndetesore dhe mënyrën e jetesës gjatë shtatëzanisë.

Përderisa konsumimi i alkoholit gjatë shtatëzanisë ndikon në shëndetin reproduktiv të djemve, kjo na bën të ditur se përse gjatë dekadave të fundit ka rënë kvaliteti i spermës në mënyrë drastike, për të cilën është menduar që shkaktarë janë pesticidet dhe faktorët tjerë të cilët lëkundin sistemin endokrin, thekson Dr. Sesilia Ramlau Hansen.

/komuniteti