Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Amerikania vrapoi në maratonë dhe lindi fëmijën

Amerikania vrapoi në maratonë dhe lindi fëmijën

12.10.2011 - Amerikania Amber Miller (27 vjeçare) nga Chicago arriti ta përfundojë vrapimin në maratonë, e më pas lindi fëmijën.

Amber vendosi të vrapojë në maratonë edhe pse ishte në javën e 38-të të shtatzënisë, shkruan Daily Telegraph. Pasi vrapoi maratonën, shkoi drejtë e në spital dhe lindi. Ajo lindi vajzë të cilën e pagëzoi June.

Nëna krenare e përfundoi maratonën për 6 orë e 25 minuta. Foshnja e saj peshon 3.45 kilogramë. Amber e kaloi gjysmën e maratonës duke vrapuar, ndërsa gjysmën tjetër duke ecur. Bashkëshorti i saj i rrinte afër për t’i ndihmuar në rast nevoje. Amber kishte marrë pjesë në disa maratona edhe kur ishte shtatzënë me djalin Caleb, por në asnjërën nuk kishte vrapuar kur ishte aq afër për të lindur.

“Dëshiroja që të paktën të vrapoja deri në gjysmë të maratonës dhe pjesën tjetër ta kaloja duke ecur. Ia arrita qëllimit”, tha Amber nga spitali DuPage. /telegrafi/

/komuniteti