Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Andropauza, meshkujt nuk e njohin

Meshkujt shqiptarë nuk e njohin sëmundjen që u ul aftësinë seksuale, duke ndikuar direkt në dëmtimin e cilësisë së jetës.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, meshkujt shqiptarë jo vetëm që nuk marrin mundimin të shkojnë tek andrologu, por nuk njohin c’është andropauza dhe simptomat saj.

Shenja e parë e kësaj sëmundjeje tek meshkujt është dhjamosja, e cila për shkak të jetës sedentare nis që në moshë të re. Madje edhe duke e përshpejtuar sëmundjen në moshën 35 vjecare.

“Andropauza është një stad i jetës së një mashkulli që karakterizohet me ndryshimet madhore dhe vjen si rezultat i uljes së testosteronit. Shkakton depresion, crregullim të gjumit dhe rritje të masës dhjamore. Gjithashtu, ka crregullime kardiovaskulare, thyerje të kockave dhe shenja të lidhura me aktivitetin seksual”, deklaron Lumturi Mërkuri, specialiste në ISHP.

Sipas Mërkurit, në një studim të kryer, 97% e meshkujve nuk e dinë c’është andropauza. Specialistja thekson se nëse do të shkohej tek andrologu dhe do të kryhej një injeksion në tre muaj, personi do të bënte jetë normale, pa e ndjerë këtë stad të jetës.

“Ekziston mjekimi dhe terapia që përmirësojnë shenjat e lidhura me andropauzën. Kjo metodë gjendet edhe në Shqipëri, por meshkujt shqiptarë duhet ta bëjnë zakon të shkojnë tek andrologu. 97 për qind e tyre nuk e njohin dhe nuk kanë shkuar të vizitohen tek mjeku”, nënvizon Mërkuri.

Andropauza, e cila është njëlloj si menopauza tek femrat, ul cdo vit me 1% hormonin e testosteronit, duke vijuar më pas me simptoma të tjera që ndikojnë në cilësinë e jetës seksuale tek meshkujt./top-channel/

/komuniteti