Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Armiqtë e lëkurës femërore

16.05.2011 - Sa rrezikojne temperaturat e uleta, smogu i qyteteve, rrezet ultraviolete dhe pirja e duhanit…

Çdo dite kur zgjohesh, por edhe para se te flesh, pastron lekuren tende me late dhe tonik dhe e “ujit” me nje produkt me veprim te lehte hidratues.

Me pas e ushqen me nje krem antirudhe. Edhe pse ndjek ne menyre skrupoloze abc-ne e bukurise, perseri fytyra jote nuk ka nje pamje shume te kenaqshme. Gjithashtu irritohet dhe skuqet me lehtesi.

Shpjegimi eshte i thjeshte: lekura me kalimin e kohes tenton te fishket, pasi eshte normal procesi kronologjik i plakjes. Por kesaj i shtohen edhe nje sere faktoresh me veprim agresiv mbi lekuren tone…

 

Efektet e te ftohtit

Dimri eshte shume i pershtatshem per te fjetur. Edhe lekura jote mendon keshtu. Ne temperaturat e uleta metabolizmi i qelizave ngadalesohet dhe lekura rinovohet me me veshtiresi. Jo vetem kaq, i ftohti tenton te dobesoje filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron ne shtrengimin e kapilareve.

Ne kete menyre ne fytyre do te qarkulloje me pak gjak (pra me pak ushqim) per qelizat. Pasojat kryesore jane moshidratimi, skuqja dhe kapilaret e kuq qe fillojne te evidentohen. I ftohti behet nje armik kritik sidomos mbas te 40-ve.

Ngadalesimi i metabolizmit implikon edhe nje kapacitet me te vogel per te neutralizuar radikalet e lira, pergjegjeset kryesore te plakjes. Enzimat, substancat kimike qe duhet te na mbrojne, nen efektin e te ftohtit punojne me nje efikasitet me te vogel.

Mbroji syte dhe buzet me nje krem specifik dhe perdor nje here ne jave nje maske hidratante (me efikase jane ato me baze ekstrakte vegjetale te cilat kane edhe nje veprim antiskuqje).

Ver ne tavoline omega 3 (sardelet dhe salmonin), yndyrat qe fuqizojne mbrojtjen e lekures, vitaminen C (kivi, agrume, speca): veprimi i tyre antioksidues forcon kapilaret.

 

Plakja

Ke nje lekure me te re ne krahasim me bashkemoshataret e tua. Falendero mamin dhe babin: te kane dhuruar gjene qe ta mbajne kompakte me gjate se zakonisht.

Plakja kronologjike ne krahasim me ate te shkaktuar nga rrezet e diellit, eshte e lidhur me faktoret biologjik gjenetik te ADN-se tone te cilat japin instruksione per te ndertuar organizmin tone.

Per te kontrastuar shenjat e kohes qe kalon, eshte mire qe t’i sigurojme epidermes nje hidratim deri ne 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja per te stimuluar formimin e kolagjenit dhe te elastines.

Plakja e lekures fillon qe diten kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshes 30 vjeç, me daljen e rrudhave te para qe krijohen nga mimika, parregullsi te vogla rreth syve, anes buzeve dhe gojes te cilat mund te maskohen lehtesisht me truk.

Perdor produkte antioksidues dhe hidratante dhe zgjidh trajtime sipas moshes tende.

Por mbas te 30-ve nje here ne vit duhet te besh nje vizite dermatologjike per te vleresuar gjendjen e lekures tende (e cila mund te jete me e re ose me e vjeter se ti) dhe keshtu te individualizosh kurat e duhura.

 

Stresi dhe ndikimi i tij ne lekure

Nese je duke kaluar nje periudhe te veshtire, mos u çudit nese lekura jote humbet shkelqimin dhe butesine. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca te quajtura neurotransmetues te cilat shtrengojne enet e gjakut duke shkaktuar nje ngadalesim te qarkullimit.

Rezultati? Epiderma behet opake dhe rrudhezat rreth syve, buzeve dhe gojes theksohen me teper duke e bere lekuren tuaj qe te ngjaje me e plakur. E nese stresit i shtohet edhe nje ambient i ndotur qyteti, plakja eshte padyshim e parakohshme.

Me te rrezikuarat jane femrat e reja nga 20 deri ne 30 vjeç.

Sugjerimet me te çmuara: Kushtoji çdo dite nje gjysme ore kohe vetes tende, lexo nje liber, bej joga ose bej ushtrime te frymemarrjes se thelle.

Pra kaloje kohen ashtu siç te pelqen ty, por dhe pasuro kozmetiken me trajtime rivitalizuese.

 

Pasojat e duhanit

Cigarja e rendon pamjen e lekures tende, aq sa specialistet thone “fytyre tym” per te treguar ate bashkesi rrudhash rreth syve, buzeve dhe gojes qe krijohen mbas dhjete vjet pirje e rregullt cigaresh.

Cigarja ben keq, sepse nikotina krijon nje lloj tape qe pengon oksigjenin qe te hyje ne inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten te uritura dhe nuk arrijne qe te jene te shendetshme.

Ne kete menyre lekura humbet shkelqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotesisht. Perveç kesaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe te fibrave elastike. Keshtu lekura humbet elasticitetin dhe plaket me shpejt.

Nese je vajze e re dhe le cigaren, demet e saj mund te riparohen dhe ne menyre mjaft efikase. Ndersa per nje 40-vjeçare qe ka 10 vjet qe e pi cigaren, demet jane me te veshtira per tu eliminuar…Dhe nganjehere te pakthyeshme.

Kerko t’u thuash lamtumire cigareve dhe nderkohe shto konsumin e vitamines A. Gjendet sidomos ne veze, ne domate, ne spinaq dhe eshte vitamina e preferuar si nje element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur eshte ai antirrudhe.

 

Dielli

Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti qe ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresoreve diellore dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin.

Mbroju gjithmone nga rrezet e diellit dhe jo vetem ne vere ose kur je ne mal. Edhe dielli qe merr kur je ne qytet, madje edhe ne dimer, e ve ne prove te forte lekuren tende. Duhet te perdoresh kremra me filtra Uv, madje edhe fondotinten blije me kete cilesi.

 

Ndotja

Nese jeton ne qytet, çdo dite je e detyruar te besh llogarite me ndotjen. Ajri qe te rrethon demton shtresen mbrojtese te lekures tende dhe ne te njejten kohe depozitohen mikrograme dhe substanca toksike ne forme pluhurash metalike te padukshem.

Ne kete fushe beteje padyshim qe fytyra jote eshte ne rradhe te pare: ndotet dhe merr nje ngjyre gri ne kaf.

Pa llogaritur ketu rreziqet e zhvillimit te alergjise. Ne epidermat me te ndjeshme, akumulimi i substancave te jashtme mund te shkaktoje irritime te bezdisshme antiestetike.

Mosha me kritike jane te rriturit dhe jo femijet qe vuajne me shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja.

Te vegjlit zakonisht kane nje jete me te mbrojtur dhe me pak te ekspozuar ne krahasim me shtepiaket ose punetoret qe çdo dite jane ne kontakt me substanca alergjike si detersive, spray, dhe ozoni qe eshte prezent ne disa fotokopje.

Sistemi imunitar i te rriturve eshte me delikat dhe gati qe te shpertheje ne reagime alergjike ne prezence te substancave irrituese. Pastroje gjithmone lekuren me kujdes me detergjent delikate.

Nese e ke te irrituar ose sensibel, evito ato qe permbajne sodiolaurilsolfato (substance kimike qe rrit irritimin) si dhe produktet qe bejne shume shkume. Ato kane nje efekt te madh ne heqjen e yndyres deri ne thellesi dhe e lene lekuren me te ekspozuar nga pluhurat alergjizues./femerore/

/komuniteti