Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Autizmi, më i përhapur sesa mendohej

02.04.2012 - Një raport i ri i qeverisë amerikane thotë se autizmi është më i zakonshëm sesa mendohej më parë – ky çrregullim prek më shumë se 1 në 88 fëmijë.

Zyrtarët e shëndetësisë ia atribuojnë këtë rritje kryesisht njohjes më të mirë të rasteve, nëpërmjet shqyrtimit të gjerë dhe diagnoztikimit më të saktë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i publikoi këto të dhëna dje. Ato janë më të fundit në një seri studimesh qeveritare mbi vlerësimin e vazhdueshëm të kësaj sëmundjeje.

Sipas përllogaritjes së re, autizmi është gati dy herë më i përhapur në krahasim me vlerësimin zyrtar të 5 vjetëve më parë dhe ka të ngjarë se prek afërsisht 1 milion fëmijë dhe adoleshentë në Shtetet e Bashkuara./wordpress/

/komuniteti