“Mos e bart, do ta llastosh!”- fjalia më e zakonshme rreth bartjes së foshnjave në duar. Disa nëna nën ndikimin e këtyre qëndrimeve, vlerësojnë që vetëm me disa muaj foshnja e tyre “u mësua me bartjen” dhe aktivisht ndjekin ndonjë zgjidhje për këtë.
A janë me të vërtetë foshnjat e vogla të llastuara dhe a janë mësuar të barten? Ta bartni apo jo foshnjen tuaj në duar?
Kur bëhemi prindër, dëshirojmë që vogëlushëve tanë ti dhurojmë kujdesin më të mirë të mundshëm. Zakonisht këtë e bëjmë duke kombinuar rekomandimet dhe këshillat e rrethinës: përvojën nga materniteti, çfarë thonë nënat, shoqja më e mirë, motrat e spitalit, pediatri, bebaime.com, etj. Si përfundim, në dispozicion keni shumë artikuj dhe forume në internet.
Madje edhe ai i cili nuk është prind, di për vërejtjet për bartjen e foshnjave në duar: “Mos e bart, do ta llastosh, do të mësohet, çfarë pastaj”, të cilat me dekada barten nga goja në gojë.
Nën ndikimin e këtyre qëndrimeve rreth bartjes së foshnjave, shumë nëna kanë dilemë të madhe edhe madje kur i bren ndërgjegjja kur u qan foshnja dhe ndjejnë që duhet ti bartin në duar afër vetes, ndërsa në anën tjetër u sillet në kokë kjo e thënë. Disa nëna – duke mos i vënë në pyetje këto qëndrime – me të vërtetë vlerësojnë që foshnjat e tyre me disa muaj janë mësuar ti bartin në duar. Pa dyshim, kjo frustron edhe nënat edhe foshnjat.