Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Bebet e lindura me operacion cezarian, më të riskuar për astmë

Bebet e lindura me operacion cezarian, më të riskuar për astmë

Risk për astmë për bebet e lindur me cezarian. Sipas një studimi holandez, të kryer në bashkëpunim me spitalin pediatrik të universitetit të Zyrihut, këta fëmijë kanë një propabilitet të sëmuren më shumë se fëmijët e vegjël që lindin me lindje natyrale.

Studiuesit shpjegojnë se lidhja mes lindjes me operacion dhe riskut për astmë, lidhet me faktin se gjatë cezarit, të sapolindurit nuk ekspozohen ndaj baktereve të nënës, ashtu siç ndodh gjatë lindjes natyrale. Për pasojë zhvillohen mbrojtje imunitare më të dobëta.

Studimi, i publikuar në “Thorax”, ka përfshirë 3 mijë fëmijë, nga të cilët 250 të lindur me lindje cezariane. Sapo mbushin 8 vjeç, këta të fundit shfaqnin një propabilitet mbi 80 %, të sëmureshin me astmë, në krahasim me fëmijët që kishin lindur me lindjen natyrale.

Studimi konfirmon gjithashtu se genet kanë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes: fëmijët e dy prindërve astmatikë kanë një propabilitet të sëmuren tre herë më tepër se ata fëmijë, prindërit e të cilëve nuk kishin probleme me alergjinë. “Përhapja e astmës dhe numri i lindjeve cezariane janë shtuar mjaft gjatë dekadave të fundit në vendet perëndimore”, nënvizon Caroline Roduit e spitalit pediatrik të Zyrihut, duke shtuar se një kuotë cezarianesh bëhet nga kërkesa e vetë nënës dhe jo për arsye mjekësore.

“Këto gra duhet të informohen rreth rrezikut që u kanoset fëmijëve, për të patur astmë, sidomos nëse ato vetë vuajnë nga alergjia”, është ftesa e studiueses. Në botë janë 300 milionë persona të sëmurë me astmë, që përfaqëson patologjinë kronike më të përhapur në moshën pediatrike.

http://www.panorama.com.al

 

/komuniteti