Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Bebet pa stres nuk rrezikohen nga alergjia

28.03.2012 - Studimet tregojnë se fëmijët të cilët kanë një nivel të ulët të kortizolit, hormonit të stresit, rrezikohen më pak nga alergjitë.

Studimi i realizuar nga shkencëtarë të Institutit Karolinska në Suedi tregoi se faktorët psikologjikë dhe kortizoli janë të lidhur me sëmundjet alergjike.

Drejtuesi i kërkimit Dr. Frederik Stenius, pohoi se fëmijët në pështymën e të cilëve është gjetur një sasi e ulët kortizoli rrezikohen shumë pak nga alergjitë gjatë 2 viteve të para.

Në studimet e mëparshme është zbuluar një lidhje në mes jetës antrosposofike (jetës natyrale) dhe shenjave alergjike tek fëmijët e shkollave fillore. Ndërsa tani është zbuluar një lidhje në mes fëmijëve prindërit e të cilëve bëjnë një jetë të tillë dhe nivelit të ulët të kortizolit.

Studimi është publikuar në numrin e këtij muaji të revistës "Journal of Allergy and Clinical Immunology".

Në jetën antrosposofike përdoren produkte organike dhe produkte që përmbajnë laktobasile të gjalla në vend të produkteve të gatshme. Fëmijëve u jepen shumë pak antibiotikë dhe analgjezikë. Një pjesë e infeksioneve kalohet duke mos iu vakcinuar./zhurnal/

/komuniteti