Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çamçakëz për sukses më të mirë në shkollë

Çfarë i nevrikos më së shumti mësuesit? Natyrisht nxënësit me çamçakëz në orët mësimore janë të parët në listë. Por në një shkollë Gjermane mendojnë ndryshe…

Të punësuarit në një shkollë fillore në Folkenshvand në jug të Gjermanisë, nuk kanë asgjë kundër çamçakëzëve për të cilët madje thonë që përmirësojnë suksesin e nxënësve.

“Çamçakëzat janë të mirë për shëndet të fëmijëve dhe ndikojnë pozitivisht në mësim”, thotë Volfgang Elegast, Zyrtar i Ministrisë së Arsimit të Bavarisë.

Drejtori i shkollës, në të cilën kishte filluar pilot projekti, Zigfrid Ler ka thënë që parakusht për mësim me anë të argëtimit është që fëmijët në shkollë të vijnë pa frikë dhe të jenë të kënaqur. Pikërisht për këtë, në këtë shkollë, fëmijët i inkurajojnë të marrin çamçakëza në pushim por edhe në orët mësimore. Poashtu, ideatorët e këtij projekti përkujtojnë që çamçakëzi është i mirë edhe për shëndet pas ushqimit në shkollë ku fëmijët nuk kanë mundësi ti pastrojnë dhëmbët pas ushqimit.

Kompetentet nuk i frikësohen anarkisë – sipas “marrëveshjes gjentile” me mësuesit, fëmijët duhet ta përtypin çamçakëzin me gojë të mbyllur dhe hedhja e çamçakëzëve të përdorur nuk lejohet të hidhet kudo.

/komuniteti