Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çdo ditë, tetë foshnje lindin parakohe

18.11.2015 - Edukimi dhe mbështetja e prindërve që sjellin në jetë fëmijë prematurë është në fokus të Ditës Botërore të Lindjeve të Parakohshme.

Nga institucionet shëndetësore pohojnë se numri i foshnjave të lindura parakohe me probleme shëndetësore po rritet nga viti në vit. Në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve informojnë se numri i fëmijëve të hospitalizuar në vitin 2013 ishte 3-4 foshnja, këtë vit është dyfishuar duke arritur në shtatë foshnje me probleme shëndetësore.

Ndërkohë që në Repartin e kujdesit dhe terapisë pediatrie intensive – këtë vit janë shtruar 85 foshnja, gjysma e të cilave kanë qenë të lindur parakohe. “Fëmijët e lindur me komplikime dhe foshnjat e lindura para kohe kalojnë një proces jotipik të adaptimit dhe kjo gjë te ata mund të lërë pasoja të caktuara. Pikërisht për këtë edhe për shkak kujdesit tonë të vazhdueshëm për këto fëmijë, e stimulojmë këtë nismë, krijimin e vendit dhe mundësisë për shoqërimin dhe ku mund të jenë pjesë nga në koncept interaktiv social.

Momentet për këmbimin e përvojave dhe përjetimit janë të paçmueshme në procesin e rikuperimit, i cili mund të zgjasë me vite”, ka thënë drejtoresha e Klinikës së fëmijëve, Aspanzija Sofijanova, gjatë manifestimit të organizuar për 30 fëmijë të trajtuar në këtë klinikë, njofton “Koha”. Në përgjithësi në Maqedoni numri i lindjeve parakohe llogaritet të jetë rreth tre mijë gjatë vitit, ose tetë fëmijë në ditë.

Gjinekologu Nagip Rufati, shef në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Tetovës thotë se varësisht vitit numri i lindjeve parakohe nuk ka ndonjë rritje të madhe. Por sipas tij një kujdes më i madh duhet t’i kushtohet informimit në nivel të lartë të prindërve në periudhën që pason.

“Nuk mund të them se në Tetovë ka rritje të madhe, shifrat janë gati të njëjta, pa ndonjë dallim të madh nga viti në vit. Ne kujdesemi në spital për aq kohë sa janë të shtruar nëna dhe fëmija, por kujdesi, informimi, kultura e shëndoshë duhet të jenë në nivel të lartë edhe në periudhat e mëvonshme”, thotë Rufati.

Burimi: zhurnal.mk

/komuniteti