Çdo e treta nënë gjidhënëse fiton pezmatim të gjirit. Ky pezmatim, respektivisht mastiti, manifestohet me skuqje lëkure përreth gjirit, me fryrje, temperaturë të lartë, dhe ndonjëherë edhe me rrjedhje qelbi bashkë me qumësht.
Me shprazjen e rregullt të qumështit, secila nënë do të mund ti shmangej këtij infeksioni.
Mastiti, më së shpeshti lajmërohet pas lindjes, në kohën e gjidhënjes dhe atë më së shpeshti, gjatë 3-4 javëve pas lindjes. Vendi përmes së cilit depërton infeksioni janë kanalet e qumështit, nga sipërfaqja e lëkurës së mbrendshme të gjirit, në anët e çara në majat e gjirit.
Këto të çara shkaktohen nga organizmi i dobësuar i nënës apo lodhja si pasojë e mbylljes së kanaleve të qumështit. Majat e çara lajmërohen edhe tek gjidhënja jo e drejtë, nga majat e futura mbrenda.