Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çdo fëmijë, prindi duhet ta mësojë me këto: Rregullat sipas të cilave edukohen fëmijët e pallatit mbretërorë!

06.02.2018 - A mund ta paramendoni se ata duhet madje vetë t’i pastrojnë dhomat e tyre?

Nëse sipas tregimeve apo orëve të historisë, fëmijët mbretërorë flejnë në jastëk të butë pambuku, ushqehen në pjata të arit dhe tërë ditën argëtohen. Megjithatë, a ka të vërtetë në këtë? Ne kemi vendosur të kontrollojmë se si rriten princi dhe princesha më të njohur në botë – George dhe Charlotte, fëmijët e dukës dhe dukeshës nga Cambridge. A mund ta paramendoni se ata duhet madje vetë t’i pastrojnë dhomat e tyre?

 

1. Titulli nuk është shkak për të bërë jetë të ngeshme

Familjen e dukës dhe dukeshës nga Cambridge, e ndihmon me fëmijët vetëm një dado. Të gjitha detyrimet që përfshijnë të ushqyerit, larjen dhe shëtitjen me fëmijët i bëjnë prindët. Për më tepër, Williams punon si pilot i helikopterit në rastet e ndihmës së shpejtë medicinale dhe fëmijët janë të vetëdijshëm për këtë.

 

2. Respektimi i punës së tjerëve

Stërnipërit e mbretëreshës Elizabeth që nga mosha e hershme kanë mësuar se duhet vlerësuar çdo punë, qoftë nëna e tyre e cila përgatitë drekën apo gruaja që pastron shtëpinë. Për këtë George dhe Charlotte nuk zgjedhin ushqimin dhe duhet të rregullojnë veshjet e tyre të shpërndara.

 

3. Familja është prioriteti më i rëndësishëm në jetë

Që tani, 4-vjeçari George kujdeset për motrën e tij dhe dukesha thot se bëhen shokë më të mirë. Edhe pse të vegjël, ata tashmë e dinë historinë e familjes së tyre dhe shpesh e vizitojnë varrin e gjyshes së tyre, princeshës Diana. Kate dhe Williams përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre. George, për shembull, kënaqet duke biseduar me babain, kurse Charlotte ka dëshirë të gatuaj me mamin. Gjatë kohës së darkës, fëmijët ulen bashkë me të rriturit, përkundër traditës së mëhershme.

 

4. Secili ka të drejtë të shprehë lirshëm mendimet dhe ndjenjat e tij

Përkundër traditës për ngritjen e njerëzve “të mbyllur” në familjen mbretërore, Kate dhe Williams zhvillojnë në mënyrë aktive inteligjencën emocionale te fëmijët. “Kur i shoh fëmijët si komunikojnë me fëmijët tjerë në shkollë, e kuptoj se jetojmë në një kohë plotësisht ndryshe. Na kanë zëvendësuar gjenerata të cilat nuk frigohen të thonë atë që i mundon”, thot princi Williams.

 

5. Edukimi është në vend të parë

Leximi i librave është aktivitet i preferuar i princit George dhe princeshës Charlotte. Kate shpesh i merr fëmijët në ekspozita dhe muzeume. Muzeu i tyre i preferuar është Muzeu i historisë natyrore në Londër. “Fëmijët adhurojnë të vijnë këtu dhe më besoni, kjo nuk është vetëm për shkak të dinosaurusit”, thot dukesha.

 

6. Me rëndësi është ta duan sportin

Duka dhe dukesha janë të njohur si adhurues të sportit. Kate e adhuron hokejin në bar, kurse Williams luan futboll, basketboll dhe polo. Princi George dhe princesha Charlotte nuk tregojnë akoma ndonjë interesim të veçantë për sportin, por prindët janë të sigurt se fëmijët do të shkojnë rrugës së tyre në të ardhmen.

 

7. Gjithkush duhet të ketë mënyrat e veta të sjelljes dhe të respektojë bontonin pa marrë parasysh vitet

Fëmijët janë të vetëdijshëm se do të evitohen nga ngjarjet dhe vendet publike nëse sillen keq dhe me kapriço. Ekzistojnë rregulla strikte të sjelljes madje edhe për fëmijët mbretërorë. Nëse princi dhe princesha janë të pasjellshëm, mbeten në shtëpi gjatë rasteve zyrtare.

 

8. Mund të qëndrojnë lirshëm në shtëpi

“Akoma nuk i kanë thyer kockat, por po përpiqen ta bëjnë. George vrapon nëpër shtëpi, shtyn gjërat dhe kërcen. Ju lutem, më thuani se pas një kohe gjërat bëhen më të lehta”, bën shaka Williams.

 

9. Ndëshkimi fizik është plotësisht i përjashtuar

Sa do keq të sillen fëmijët, duka dhe dukesha nga Cambridge nuk përdorin dënime fizike. Prindët kanë metodat e tyre me të cilat ndikojnë te fëmijët. Nëse George tërbohet, nëna e tij përpiqet ti kthen vëmendjen, për shembull, duke kënduar me zë të lartë. Ndonjëherë, shtrihet në dysheme dhe fillon ajo të ulërinë. Ky truk në fakt funksionon dhe fëmijët qetësohen shpejtë.

 

10. Tabletët dhe kompjuterët janë lodra për të rriturit

George dhe Charlotte kalosnë shumë kohë jashtë duke shëtitur me biçikleta dhe duke kërcyer pellgjet. E kanë të ndaluar rreptësisht përdorimin e aparateve elektronike. Kate dhe Williams i konsiderojnë se këto pajisje janë të dedikuara për të rriturit, kurse topat, kërcimi i litarit dhe lojërat jashtë ndihmojnë më shumë në zhvillimin e imagjinatës dhe inteligjencës së tyre.

 

11. Filmat vizatimorë janë të lejueshëm

Shikimi i filmave vizatimorë lejohet në familje. Mirëpo, ka kohë të caktuar për këtë. Fëmijët mbretërorë kanë vizatimorët e preferuar: Charlotte e don Derrkucin Peppa, kurse George e adhuron zjarrëfiksin Sam.

 

12. Shpenzim i arësyeshëm si mënyrë e jetesës

Kate dhe Williams angazhohen për shpenzime të arsyeshme. Kjo shprehet më së shumti në refuzimin e blerjes së gjërave të reja të modës. Shpesh George dhe Charlotte mund të shihen me veshje të prindërve të tyre apo me veshje nga fëmijëria e dajës së tyre Hary. Nëse duhet të blihet diçka e re, dukesha blenë veshje të brendeve ekonomike, duke injoruar modelet luksoze.

Burimi: femra.net

/komuniteti