Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë duhet pasur parasysh për të pasur ardhje qumështi të mjaftueshëm

Nënat shpesh shqetësohen nëse do të kenë qumësht të mjaftueshëm per beben e tyre. Nëse jeni edhe ju një nga ato, ne duam t'ju sigurojmë se gjinjtë tuaj janë mjaft të mire per ushqyerjen e bebes me gji.


Për këtë arsye dëshirojmë t'ju informojmë se:

• Gjatë shtatzënesisë (që nga muaji i shtatë), gjendrat ne gji prodhojnë kulloshtër.

• Gjinjtë fillojnë të prodhojnë me shumë qumësht, zakonisht 30-40 ore pas lindjes.

• Prolaktina dhe oksitocina janë në nivel me të lartë nga fundi i shtatzënisë, por pas lindjes ky nivel rritet menjëhere si pergjigje e thithjes së bebes.

• Prolaktina stimulon aktivitetin e alveolave ku krijohet qumështi.

• Niveli i prolaktinës rritet kur fëmija thith.

• Edhe kur niveli i prolaktinës është i lartë, nëse thithja nuk është e mjaftueshme dhe nëse qumështi nuk rrjedh mire nga gjinjtë, sekrecioni ne ato pjesë të gjinjve ndërpritet.

Në periudhën e hershme pas lindjes, nëna gjatë ushqyerjes me gji mund të ndiejë kontraksione të mitrës ose etje. Gjithashtu mund të vihet re rrjedhje qumështi nga gjiri tjetër.

Kur qumështi fillon të rrjedhë nga gjiri, bebja e ndryshon ritmin e thithjes. Fillimisht thith me shpejt e me pas me ngadalë dhe vazhdon rnë tej me thithje të thellë dhe të qetë./Dr. Anila Godo/Prof. Dr. Edi Tushe/

/komuniteti