Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dashuria e nënës mbron nga stresi

Hulumtimi më i ri ka treguar rezultate interesante në lidhje me atë se si fëmijëria e hershme mund të ndikojë në jetën e një të rrituri. Përvoja gjatë foshnjërisë, ngjarje që nuk kujtohen, reflektohen në jetërat e tyre dhe nxisin reagime në ngjarje të caktuara në fazën e rritjes.

Sipas hulumtimit, fëmijët të cilët kanë patur shumë dashuri nga nëna, kujdes dhe vëmendje, kur të rriten do të ndjehen më të sigurtë në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Gjithashtu, më mirë do të gjenden edhe në kontaktet shoqërore, si dhe në vështirësitë jetësore.

Hulumtimi ka zbuluar që dashuria e nënës është shumë e rëndësishme, dhe përgjegjësia prindërore është më e madhe se sa që është menduar më parë.

/komuniteti