Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dehidrimi dhe plazhi, kujdes cistitet dhe infeksionet urinare

Stina e verës paralajmëron shtimin e rasteve me infeksione urinare. Për mjekët “faji” duhet kërkuar te dehidrimi dhe mungesa e higjienës, sidomos gjatë periudhës së plazhit.

Për të evituar këto probleme specialistët japin disa këshilla se si mund të parandalohet acarimi i këtyre problemeve dhe si mund të trajtohen nëse shfaqen. Kështu, sipas mjekëve, nga praktika mjekësore dihet që gjatë periudhës së verës rastet me cistite, apo siç njihen ndryshe infeksionet e rrugëve të poshtme urinare janë më të shpeshta.

Humbja e lëngjeve, nga djersa bën që urinimi të jetë më i paktë dhe për pasojë urina që mbetet në vezikë për një kohë të gjatë, të bëhet shkak për zhvillimin e mikroorganizmave të ndryshëm, që janë shkak për shfaqjen e cistiteve. Veç kësaj, stina e verës përkon me sezonin e plazhit dhe mungesa e higjienës, por dhe te papastërtitë qoftë të ujit, rërës, ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve.

Sinjalet

“Sinjalet e alarmit” që paralajmërojnë këto probleme janë: urinimi i shpeshtë, apo ndjesia e shpeshtë e urinimit, urinim me djegie, rëndim në fund të barkut, urinim me ndërprerje, mos zbrazje e plotë e fshikëzës, urinim të turbullt, disa herë me erë të rëndë, pika gjaku në fund të urinimit ose urinim me ngjyrë etj. Këshillohet që në me shfaqjen e këtyre shenjave, që ndodh që jo gjithmonë shfaqen njëherësh, të bëhet konsultë me një mjek specialist, sepse në mjaft raste neglizhenca, çon në kronicizim të sëmundjes.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në inflamacionin e fshikëzës janë disa që lidhen si me sëmundje të tjera siç është rasti i diabetit të sheqerit, gurët në vezikën urinare, të cilët irritojnë muret e fshikëzës, tumoret, etj. Por mund të shfaqet edhe nga disa faktorë të tjerë siç janë përdorimi i disa medikamenteve, qëndrimet e gjata të detyruara shtrirë, etj.

Rekomandimet

Së pari mjekët rekomandojnë të mbahet një higjienë maksimale, sidomos gjatë sezonit të plazhit. Rekomandohet të tregohet kujdes në higjienën personale, por dhe nëse shkoni në plazh, në rërën, ujin etj. Këshillohet të konsumohen sa më shumë lëngje, më tepër se 2 litra në ditë. Lëngjet rekomandohet të pihen në bazë të moshës, por dhe profesionit apo gjendjes fizike të gjithsecilit. Kjo do të thotë që një i ri, që është mjaft aktiv, që punon dhe në ambiente me kontakt me diellin, duhet të konsumojë më shumë lëngje (edhe më tepër se 2 litra ujë në ditë).

Nëse infeksionet urinare janë shfaqur mjekët rekomandojnë çfarë duhet të bëhet për trajtimin e tyre. Sipas mjekëve, fillimisht duhet bërë një analizë urine, urokulturë, që vërteton dhe përcakton diagnozën e saktë. Kjo pasi, nuk janë të rralla rastet e përsëritjes së cistitit. Gjithashtu, vizita tek specialisti është e domosdoshme, sidomos kur përsëritet cistiti për të dytën herë, pasi është ai që duhet të gjejë shkakun dhe ta trajtoje ashtu siç duhet.

Trajtimi

Boronica e kuqe është një aleate e mirë për parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) të shpeshta dhe për të përmirësuar terapinë me antibiotikë në rast se sëmundja është shfaqur. Efektet dobiprurëse i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë zhvillimin e infeksionit.

Cistiti është një patologji shumë e përhapur dhe është mjaft e lartë frekuenca të gratë, sidomos atyre që janë seksualisht aktive. Shkaku kryesor është një infeksion i tipit bakterial, por ndonjëherë, megjithëse më rrallë, mund të shkaktohet nga trauma, alergji apo situata të uljes së sistemit imunitar.

Terapia klasike përfshin marrjen e antibiotikëve, por studimi më i fundit ka treguar se një ndihmë e vlefshme mund të na vijë dhe nga natyra.

Shkaktarët

Shkaktarët më të shpeshta të infektimit të rrugëve urinare janë mikroorganizmat apo miktobet: E.coli në 80 për qind të rasteve, stafilokoku aureus, streptokoku etj.

Shkaktarë të tjerë përveç mikrobeve mund të jenë edhe parazitët si trikomonas apo më rrallë viruset

Faktorë të tjerë që ndikojnë në inflamacionin e fshikëzës janë disa që lidhen si me sëmundje të tjera siç është rasti i diabetit të sheqerit, gurët në vezikën urinare, të cilët irritojnë muret e fshikëzës, tumoret, etj.

Por mund të shfaqet edhe nga disa faktorë të tjerë siç janë përdorimi i disa medikamenteve, qëndrimet e gjata të detyruara shtrirë, etj.

Humbja e lëngjeve, nga djersa bën që urinimi të jetë më i paktë dhe për pasojë urina që mbetet në vezikë për një kohë të gjatë, të bëhet shkak për zhvillimin e mikroorganizmave të ndryshëm, që janë shkak për shfaqjen e cistiteve

Mungesa e higjienës në plazh, por edhe papastërtitë qoftë të ujit, rërës, ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve.

Këshilla

Tregoni kujdes në higjienën personale

Zbrazni fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar

Pini sa më shumë lëngje pa gaz

Këshillohet të konsumohen sa më shumë lëngje, më tepër se 2 litra në ditë

Lëngjet rekomandohet të pihen në bazë të moshës, por dhe profesionit apo gjendjes fizike të gjithsecilit

Mjekoni vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes

Mjekoni drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti

Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine

Nëse infeksionet urinare janë shfaqur fillimisht duhet bërë një analizë urine, urokulturë, që vërteton dhe përcakton diagnozën e saktë

Jonida Tashi

/komuniteti