Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Detyrat e shtëpisë duhet të bëhen me orar

03.10.2012 - Edhe kryerja e detyrave të shtëpisë duhet të jetë e ritualizuar, kjo do të thotë zakonisht me të njëjtën strukturë dhe krijimi i një tradite në të.

Kur të kthehet fëmija nga shkolla, mund të hajë diçka si ushqim të orës katër. Për fëmijët më të lëvizshëm, të cilët gjatë tërë ditës kanë qenë të qetë dhe të koncentruar, është mirë të luajnë jashtë gjysmë ose një orë. Prindërit duhet të kujdesen që mos të vonohet, ngase me zbritjen e nivelit të glukozës në gjak, zbret edhe përqendrimi.

Perceptimi i gjërave në mbrëmje dobësohet me rastin e lodhjes. Ekspertët në këtë fushë, sugjerojnë këtë plan të mësimit: Në javë: klasa 1 dhe 2: 60 minuta, klasa 3 dhe 4: 90 minuta, klasa 5 dhe 6: 120 minuta, klasa 7: 180 minuta, klasa 8: 210 minuta dhe klasa 9: 240 minuta. Fëmijët duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë vetë.

Nëse fëmija nuk mund ta fillojë punën vetë, prindërit duhet të ulen afër tij derisa të fillojë e pastaj duhet lënë vetë të vazhdojë. Në rast të pyetjeve, ai guxon të shkojë tek prindërit. Prindërit duhet të rregullojnë situatën që fëmija të jetë në të njëjtën dhomë ku edhe ata qëndrojnë apo punojnë. Në fund i kontrolloni detyrat a janë kryer plotësisht dhe duhet lavdëruar fëmijën për punën e kryer (sidomos për kohën e punës). Mund t’i ndihmoni fëmijës suaj edhe me detyra plotësuese, nëse lexoni së bashku, shkruani ose llogaritni, por vetëm brenda kufijve të materialit të detyrave të kryera (si ushtrime plotësuese).

Bisedoni me mësuesin se sa shpesh dhe çka mund të ushtrohet te shtëpia. Merruni vesh me fëmijën se sa gjatë do të ushtroni (më së shumti 15 min.) dhe qëndroni të përpiktë në të! Do të ishte e rrugës që të vendoni një orë me zile dhe kur të mbarojë koha, ndërpritni ushtrimet, pa marrë parasysh ku keni mbetur. Kështu forcohet motivimi dhe rritet gatishmëria për detyra plotësuese në ditët e ardhshme, nëse i përmbaheni marrëveshjes kohore. Nëse fëmija nuk mund t’i kryejë detyrat pa përcjelljen tuaj, atëherë ju duhet t`i të jesh „aty“ për fëmijën, por jo t’i kryesh detyrat e shtëpisë për të..../zeri/

/komuniteti