Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dhuna i bën fëmijët të “plaken” para kohe

07.05.2012 - Te fëmijët dhjetëvjeçarë të ekspozuar ndaj dhunës, mund të vërehen ndryshime në ADN, të cilat përndryshe lidhen me procesin e plakjes, thonë shkencëtarët amerikanë.

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “Duke” i kanë studiuar telomeret, sekuencat e ADN-së, që gjenden në majat e kromozomeve.

Çdo ndarje e qelizave çon deri te shkurtimi i telomereve, prandaj kjo është arsyeja e lidhjes midis gjatësisë së telomereve dhe procesit të plakjes.

Tani është konstatuar sesi te fëmijët të cilët i janë nënshtruar dhunës, vjen deri te shkurtimi më i shpejtë i telomereve, thuhet në revistën shkencore “Molecular Psychiatry”.

Telomeret më të shkurtra lidhen me gjasat më të vogla për një jetë të gjatë dhe me një rrezik më të madh nga sëmundjet kronike.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 1 100 familje me binjakë, të përcjellë nga lindja deri në moshën 18-vjeçare./femina.al/

/komuniteti