Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Diabeti dhe menstruacionet

Rezultatet e shkencëtarëve italianë kanë treguar se vajzat të cilat vuajnë nga diabeti, menstruacionin e parë e kanë në moshë më të vonshme në krahasim me vajzat e shëndosha.

Shkencëtarët italianë nga Universiteti Campus Bio- Medico në Romë kanë krahasuar fillimin e menstruacioneve të më shumë se 160 vajzave të cilat kanë qenë duke u mjekuar me insulinë dhe ato janë krahasuar me një grup tjetër vajzash të cilat nuk kanë pasur nivelin e rritur të sheqerit në gjak.

Rezultatet kanë treguar se vajzat të cilat vuajnë nga diabeti, pavarësisht se marrin terapi intensive me insulinë për normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak, menstruacionin e parë e kanë në moshë më të vonshme në krahasim me vajzat e shëndosha./telegrafi/

/komuniteti