Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dielli nuk është për foshnja

Rrezitja më nuk preferohet, sidomos nëse rreziteni nën rrezet më të rrezikshme të diellit – prej gjysmës së qershorit deri në shtator, në periudhën prej orës 11.00 gjer në ora 16.00.

Kur janë në pyetje fëmijët, veçanërisht duhet shmangur dielli në mesditë (rrezet e diellit bien në tokë gati në kënd të drejtë dhe “djegin” lëkurën). Është shumë e rëndësishme të mbani në mend që studimet kanë pohuar që, nëse fëmiu vetëm njëherë digjet nga dielli, dyfishon mundësinë për të iu paraqitur tumori më vonë gjatë jetës.

Foshnjat deri në 6 muaj nuk duhet ti ekspozohen diellit, e deri në 12 muaj vetëm 10-20 minuta gjatë ditës, në periudha të caktuara (në fillim, bëjeni vetëm disa minuta, mandej rritni periudhën në dhjetë, e më së gjati në njëzet minuta).

Para se fëmiu të del në diell, 15-30 minuta përpara lyejeni me krem për mbrojtje ndaj diellit tërë trupin e fëmiut.

Përdorni krema hidrante për diell me SPF (faktorë mbrojtës) më së paku 30-tësh dhe me UVA filter. Lyeni fëmiun çdo 2-3 orë dhe menjëherë pas daljes nga uji (për një të lyer të drejtë të fëmiut me peshë 10 kilogramë nevojitet përafërsisht një lugëz qumështi për diell).

/komuniteti