Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Disa nga infeksionet që gratë duhet pasur kujdes

Gratë duhet pasur kujdes nga infeksionet!

26.09.2011 - Bikinet e lagura, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve, por këtu bëjnë pjesë edhe zhveshtoret dhe tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe, kur përmes tyre kalojnë një numër i madh njerëzish.

Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, derisa laheni në pishinë.

Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.

Një dush menjëherë pas daljes nga pishina apo deti është mënyra e parë për t’u mbrojtur nga këto infeksione vagjinale.

Bikinet e lagura duhet menjëherë të ndërrohen, ngase mesi i lagësht është mjedis ideal për zhvillimin e mikroorganizmave.

Në plazh, apo në shtrat, gjithmonë të shtriheni mbi peshqirë të pastër dhe të thatë, ngase kostumet e lagura janë pengesë e dobët për të parandaluar bakteret dhe viruset./zhurnal/

Maki (13 vite më parë)
Tung jam shtatzene 22 jave dhe kam bere analizen e uriokultures dhe ma ka dale streptococcus ogabetik dhe jam duke marr antibiotik klaritromicin me ka rekomanduar gjinekologu. Sa eshte i demshem per bebe a mund te ndikoj diqka negativisht?

/komuniteti