Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ditën e shtunë, më 24 tetor

Të dashur miq, fëmijë-nxënës, prindër, familjarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Ecjen “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës). Ecja mbahet ditën e shtunë, me datën 24 tetor. Nisja bëhet në ora 12:00 nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. Ecja mbështetet nga Klinika Dentare Dent-In dhe Banka për Biznes .

(kliko në vazhdim) Ecja mbahet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit dhe Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”

Gjatë Ecjes, lepuroshi i projektit do të shpërndaj dhurata për fëmijët e po ashtu bashkarisht me të gjithë fëmijët-nxënësit por edhe me këngëtarët Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi, Art Sadiku, do ta këndojnë LIVE këngën (kliko në vazhdim) “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Tekstin dhe videospotin e këngës “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” mund ta gjeni në lidhjen në vazhdim ( Kliko këtu ) .

Gjatë manifestimit, ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Elisa Zogaj, Tuana Krasniqi dhe Yll Rudari, do të mbajnë fjalime si dhe do të shpallin edhe dhjetra ambasadorë tjerë të projektit në Institucionet parashkollore dhe fillore.

Po ashtu, gjatë manifestimit, ambasadorët e projektit dhe stomatologu Dr. Xheladin Ujkani, bashkarisht edhe me fëmijët-nxënësit do të flasin 1. (kliko në vazhdim) Për ushqimet e shëndetshme e të dëmshme për dhëmbët , 2. (kliko në vazhdim) Mbi metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve 3. (kliko në vazhdim) për afërsinë dhe raportet miqësore që duhet krijuar fëmijët me dentistin (stomatologun), me ç‘rast do të improvizohet edhe një klinikë stomatologjike në mesin e fëmijëve-nxënësve. Fëmijët po ashtu do të recitojnë poezi për shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës. Në fund do të shpallen edhe fituesit e fazës së tretë dhe të katërt të projektit në garën në poezi, vizatime dhe shfaqje.

Ky është viti i katërt shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit (kliko në vazhdim) ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Për informata më të hollësishme, ju lutem kontaktoni në adresat e mëposhtme.

 

Me respekt:

Dr. Xheladin Sh. Ujkani (Stomatolog)

Ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Adresa:

Rr. „Bill Klinton“, Nr. 42, Lakrishtë-Dardani, Prishtinë

Web: www.dentingroup.com

Youtube: DentinGroup

E-mail: xheladin.ujkani@gmail.com

Tel: +377(0) 44 411 866; +386(0) 49 411 866

/komuniteti