Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Edhe fëmijët nuk flenë shkaku i kafeinës së tepruar

Hulumtimet e shkencëtarëve amerikanë kanë treguar që, mesatarisht çdo i dyti fëmijë më i vogël se 12 vjeç, konsumon lëngje të cilat përmbajnë kafeinë.

Konsumimi i kafeinës përmes lëngjeve të gazuara siç janë çajrat madje dhe kafetë, i pengojnë fëmijëve që të flenë, kanë treguar rezultatet e hulumtimeve të ekipës sv shkencëtarëve amerikanë nga Nebraska.

Dr .Vilijam Vorzak dhe ekipi i tij bashkëpunues kanë vërtetuar gjatë hulumtimeve, që konsumimi i kafeinës ndikon në urinimin e fëmijëve në krevat, e publikuar kjo nga mediat franqeze.

Shkencëtarët kanë përfunduar me rezultatet, me anë të anketimit rreth shprehive në lidhje me konsumimin e lëngjeve, në të cilën morrën pjesë rreth 200 fëmijë të moshës nga 5 gjer në 12 vjeç dhe prindërit e tyre.

Rezultati ka treguar që gjysma e këtyre anketuesve, gjatë ditës pijnë lëngje të cilat përmbajnë kafeinë, dhe atë madje në sasi të medha.

Para se gjithash, bëhet fjalë, për lëngjet e gazuara, ku konsumimi i tyre po rritet me kalimin e kohës, për të cilat është vërtetuar që nuk ndikojnë në urinimin në krevat, që është e totalisht e kundërt nga kuptimi i përgjithshëm si mjet diuretik, por ndikojnë në kualitetin e gjumit.

/komuniteti