Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët mbajini larg celularëve

10.11.2012 - Celularët duhen mbajtur larg fëmijëve. Sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Statistikave në Britaninë e Madhe, gjatë viteve 1999-2009 ka një rritje të tumoreve tek fëmijët të cilat vijnë nga rrezatimet e telefonave.

Të rriturit, sigurisht që thithin një sasi rrezatimi nga përdorimi i telefonave celular, por fëmijët rrezikojnë më shumë në krahasim me të rriturit. Truri i fëmijëve mund të thithë deri tre herë më shumë rrezatim.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancerin (IARC), në bazë të rezultateve të tyre gjatë vitit të kaluar arriti në përfundimin se telefonat celularë mund të shkaktojnë kancer tek njeriu./albeu/

/komuniteti