Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijëve u nevojitet mbështetja, jo presioni

Familjet duhet t’i mbështesin fëmijët në provime dhe teste por kjo mbështetje nuk duhet të shndërrohet në një presion

21.12.2011 - Pretendimi dhe pritshmëria e një suksesi të lartë në mësime nga ana e prindërve ndaj fëmijëve që në moshë të vogël, dhënia e një dënimi për t’i nxitur për të mësuar, etj... bëhet shkak i pakësimit të besimit në vetvete dhe zhvillimit të një karakteri të dobët te fëmija.

Familjet duhet t’i mbështesin fëmijët në provime dhe teste por kjo mbështetje nuk duhet të shndërrohet në një presion.

Ja si të veproni

Puna e parë që duhet të bëjnë familjet me shqetësime dhe probleme të tilla është të njohin mirë fëmijët e tyre. Vetëm në rast se e njeh mirë nxënësin mund t’i japësh objektiva realiste.

Zakonisht problemi i mungesës së dëshirës për mësim është i lidhur me shkaqe konceptive, mungesës së përqendrimit, motivacionit dhe besimit në vetvete. Mungesa e motivacionit lind nga moskonceptimi i të mësuarit si një shkallë për të arritur një qëllim të caktuar.

Familjet duhet të vlerësojnë jo vetëm arsimin, apo pajisjen e fëmijëve me një profesion të mirë por të ndjejnë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një njeriu të mirë. Gjatë kësaj periudhe kritike dhe përgatitore për të riun, familja duhet të krijojë një ambient të përshtatshëm në të cilin mund të flasë, diskutojnë rreth problemeve të “fëmijës dhe realitetit të provimit, testit”.

Modeli i një familjeje të tillë do të ndikojë pozitivisht në rritjen e suksesit të nxënësit ndërkohë që ai përpiqet të zgjidhë problemet me të cilat përballet. Nuk duhet harruar që provimi është thjesht një shkallë e jetës.

Testi dhe provimi asnjëherë nuk mat zgjuarsinë. Provimet përmbajnë vetëm një radhitje procesesh. Mesazhi më i rëndësishëm që mund të jepni si familje është “jemi gjithnjë pranë teje”./zeri/

/komuniteti