Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija 7 vjeç përjeton dhe përballet me shumë ndryshime

17.07.2018 - Fillimi i shkollës, përballja dhe përshtatja me mësuesen, me ritmin e mësimeve, socializimin me shokët e klasës dhe mbi të gjitha konkurenca ndërmjet nxënësve që po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Në të njëjtën kohë, duhet të arrijë disa autonomi, si të vishet e të lahet vetë, por edhe mendimet nuk mund ti marrë më të gatshme nga të tjerët. Po fillon të ndërtohen strukturat e të menduarit vetë që do të thotë I dëgjon prindërit apo mësuesit por fjalët do ti thotë vetë ashtu sic e mendon vetë fëmija, djalë apo vajzë qoftë.

Një problem tjetër shumë serioz i kësaj moshe, është frika nga vdekja e cila në këtë fazë çfaqet si frika nga të mbeturit vetëm, apo që prindërit mund ta lenë vetëm, pra frika nga vetmia merr përmasa konkrete.

Frika dhe pasiguritë e fëmijës, duhen marrë seriozisht nga të rriturit dhe jo si bezdi apo me shaka. Janë prindërit ata që ndihmojnë dhe sigurojnë fëmijën që të përjetojë, superojë, por edhe të eksplorojë botën që e rethon i sigurt që nuk është vetëm. Ata do të jenë aty me të edhe kur nuk janë present.

Autore: Lira Gjika

/komuniteti