Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija i vetëm, në mungesë të rivalëve

16.11.2016 - Fëmijët e vetëm shpesh janë shumë të përkëdhelur nga nëna, e cila nga frika se mos i humbasë dëshiron t’i mbajë vazhdimisht në mbrojtje.

Këta fëmijë dëshirojnë të jenë gjithë kohën në qendër të vëmendjes. Parapëlqejnë të shoqërohen me më të rriturit.

Nëse në një familje intervali midis lindjes së fëmijëve është shumë i madh, ka të ngjarë që secili prej tyre të zhvillojë karakteristikat e një fëmije të vetëm.

I rrituri dhe rreziqet që mbart

Rrezikon të jetë i përkëdhelur dhe pse në moshë të papërshtatshme për t’u përkëdhelur nga kushdo, pasi mund të ndodhë që këta individë të mos jenë në gjendje të bëjnë dallimin se nga cilët persona duhet t’i kërkojnë disa privilegje e nga cilët jo.

Rrezikojnë të shfaqin karakteristika të personalitetit narcizistik, për shkak të një vetëdashurie të tepruar.

Një djalë i vetëm midis vajzave

Një djalë i vetëm midis vajzave do të rritet në një mjedis tërësisht femëror. Nëse është më i vogli, pa dyshim që do të jetë më i përkëdheluri.

Mjedisi femëror ndryshon nga një mjedis i përzier, shtëpia do të jetë e pastër dhe e rregullt, çdo gjë e zgjedhur me kujdes. Këto mund të ndikojnë që djali i vetëm të zhvillojë një pikëpamje më femërore për jetën, ose do të rezistojë fuqishëm ndaj kësaj atmosfere për të theksuar maskulinitetin e tij.

Burimi: telegrafi