Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët dhe kafshët shtëpiake

23.04.2014 - Zënkat më të mëdha midis prindërve dhe fëmijëve, janë për një kafshë shtëpiake.

Në përgjithësi, të gjithë fëmijët i duan macet apo qentë dhe dëshirojnë ta kenë një të tillë në shtëpitë e tyre. Por shpesh hasin në kundërshtimin e prindërve, të cilët e shohin me frikë prezencën e një kafshe në shtëpi dhe për më tepër pranë fëmijëve të tyre.

Prindërit shoqërohen nga frika se fëmijët do të marrin infeksione të shumta prej këtyre kafshëve, papastërtia do të pushtojë shtëpinë, do fillojnë të imitojnë shumë lëvizje dhe veprime të tyre.

Ja disa këshilla për ata që tashmë kanë vendosur të marrin një kafshë shtëpiake.

1. Kafsha duhet bërë pjesëtar i familjes, pasi kanë lindur fëmijët dhe më i vogli i ka kaluar të paktën 2 vjet.

2. Megjithëse në pamje të parë kafsha shtëpiake mund të duket e shëndetshme, ajo duhet vaksinuar dhe kontrolluar periodikisht te mjeku veterinar. Zakonisht preferohet që çdo tre muaj ta dërgoni te një kontroll të veterinari.

3. Nuk duhet lënë asnjëherë vetëm fëmijën me kafshën, pasi mund të jetë e rrezikshme për të.

4. Kafsha nuk duhet vënë asnjëherë të flejë në krevatin e fëmijëve për shkak se mund të lërë qime dhe papastri të ndryshme.

5. Fëmijët duhet të lajnë duart pas çdoherë që e kanë prekur kafshën, pasi kështu ruajnë shëndetin e tyre.

6. Kur fëmijët janë të vegjël duhet të jenë nën vëzhgimin e pandërprerë të prindërve.

7. Mos i lini fëmijët të mësohen që të ushqejnë kafshët me ushqimin e nxjerrë nga goja e tyre, pasi mund të praktikojë edhe të kundërtën dhe atëherë kafsha mund ta kafshojë./albeu/

/komuniteti